Njihuni me vlerat e rukolas në pastrimin e gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rukola është e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë.

Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera të Mesdheut kanë shfrytëzuar vlerat e saj shumë më herët. Megjithatë, shqiptarët nuk janë të fundit mes kombeve që kanë rritur këtë barishte, duke qenë se së fundmi Amerikanët janë marrosur pas saj. Rukolën në Shqipëri e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe me gjethe të mëdha. Në tregun fshatar, rukolë gjethemadhe e quajnë edhe rukola e restoranteve, pasi është më e lehtë për t’u larë e pastruar se sa ajo me gjethe të vogla. Por vlerat i kanë të njëjta, pavarësisht formës së gjetheve. Ju ndoshta nuk e dini, por rukola prodhohet edhe në Divjakë e Lushnjë së bashku me shokët e tjerë, finokun dhe lakrën e Brukselit. Nëse do të krahasonim rukolën me sallatën jeshile, ajo përmban tetë herë më shumë kalcium dhe katër herë më shumë hekur sa e njëjta sasi me sallatë jeshile. Rukola përmban gjithashtu pesë herë më shumë vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë K.

Zgjedh rukola për një sallatë të shëndetshme.

Për më tepër, fibrat tek rukola ju ndihmojnë në aparatin tretës, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Kjo barishte speciale është e pasur me proteina, zink, vitaminë B6, acid pantotenik dhe bakër. Në 10 gramë rukola gjenden vetëm 2 kalori. Antioksidantët tek rukola ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut. Rukola ndihmon në uljen e kolesterolit, mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak dhe ulin shanset për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Kjo barishte është një burim i shkëlqyer antioksidantësh të cilët rrisin aftësinë e organizmit për përthithjen e oksigjenit.

Lexo edhe :  Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Antioksidantët ndihmojnë kundër ftohjeve, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe plakjes së parakohshme. Rukola është e pasur me vitaminë K që ndihmon në formimin dhe forcimin e kockave. Ajo ka sasi të larta të vitaminës C që i vjen në ndihmë sistemit imunitar, ndërkohë që vitaminat e tjera forocojnë metabolizmin. Rukola është një burim i pasur karoteni që është thelbësor për shikimin. Marrja e sasive të lartë të karotenit ndihmojnë në ngadalësimin e simptomave të plakjes.

Përdorimet tradicionale të rukolës

Në vendet e Mesdheut, rukola konsumohet si sallatë, gatuhet ose përdoret në pica. Disa vende përgatisin edhe një pastë me rukola që është shumë e shijshme. Gjethet zihen në avull dhe përzihen me vaj ulliri dhe barishte të tjera. Lulet dhe gjethet përdoren edhe në supë për t’i dhënë asaj më shumë shije. Kjo barishte kombinohet mjaft mirë me uthullën, limonin dhe domatet e freskëta ose të thata.

A e dinit se: Në Romën e lashtë, njerëzit e hanin rukolën kur kishin nevojë për fat, por edhe për të rritur aktivitetin e tyre fizik./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida...

Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

1 gusht 1914 - Lufta e Parë Botërore Përgatiti: Leonard Veizi Në korrik 1914, pas vrasjes së arqidukës Franz Ferdinand të Austro-Hungarisë në Sarajevë, ngjarjet u...

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit

Kryeministri Edi Rama sqaron se drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria e Drejtësisë apo nga Këshilli i Ministrave,...

Radhë kilometrike/Trafik i rënduar drejt veriut, nga Miloti deri në Lezhë, shkak bllokimi

Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar...

Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se...

Lajme të tjera

Web TV