Volejbolli shqiptar “ul rrjetën”, sezoni mbyllet zyrtarisht pa “kampionë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte shpresuar, deri në çastet e fundit, që të riktheheshin në parket dhe aty të vendoseshin edhe fituesit. Por, mungesa e një vendimi të qartë nga ana e autoriteteve shëndetësore në vend, por edhe afati 23 qershor, që ishte vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të 12 qershorit, për të rifilluar stërvitjet, bënë që volejbolli shqiptar të mbyllë zyrtarisht sezonin, por pa shpallur fitues.

“Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot është akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të përfunduar sezonin sportiv 2019-2020”, – thuhet në një njoftim të Federatës Shqiptare të Volebollit (FSHV), të publikuar sot.

“Dhe, duke u bazuar në klasifikimet, – vijon më tej njoftimi në profilin zyrtar të FSHV-së në rrjetin social “Facebook”, shpall fituesit për femra, meshkuj, Nën-21-vjeçarët meshkuj e Nën-20-vjeçaret femra, si më poshtë:

1.Mirdita, fitues tek femra A1;

2.Agritourism Huqi, fitues tek femra A2;

3.Erzeni, fitues tek meshkuj A1;

4.Skenderbeu, fitues tek Nën-20-vjeçaret (të reja);

5.Farka Volek, fitues tek Nën-21-vjeçarët (të rinj).

“Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e ndërprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me

ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqipërisë do të kenë të drejtën të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të përcaktuara nga CEV-i”, – sqaron njoftimi i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare.

Lexo edhe :  Mbyllet java e 20-të e “Abissnet Superiore”, gola në fund të sfidës dhe emocione

“Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së, brenda datës 15 korrik 2020. Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos përsëritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm!”, – përfundon njoftimi i Sekretariatit të Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Duhet theksuar këtu, se përtej një çoroditjeje fillestare të krijuar nga ky vendim, nocioni “fitues”, i referohet pozicionit deri në atë moment të garës dhe  nuk nënkupton atë “kampion”, pasi në Asamblenë e para 12 ditëve, anëtarët e saj vendosën që, në rast të ndërprerjes, sezoni aktual nuk do të kurorëzojë kampionë. Renditjet e shpallura bashkë me këtë njoftim janë për efekt të kualifikimit për në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Të fundit

Pse NATO rriti praninë në Detin Baltik

Nga Mimoza Golikja Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte bashkë-organizoi një Samit të Aleatëve të Detit Baltik sot më...

Nënshkruhet marrëveshja për reduktimin e kohës për pajisjen me dokumenta biometrikë

Shkurtohet ndjeshëm koha dhe procedurat e aplikimit për pajisjen me dokumenta biometrike për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ministri për Evropën dhe...

Ulen interesat për kreditë e vogla/ BSH rishikon rregulloren për huatë deri në 200 lekë

Përtej ndërhyrjes në veprimtarinë  e intsitucioneve mikrofinanciare Banka e Shqipërisë ka vendosur që të rishikojë edhe rregulloret e kredive në banka.Banka Qendrore ka vendosur...

Dosja e Suel Çelës, Apeli lë në burg Pajtime Fetahun dhe heq masën për gazetarin Qyno

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest me burg’ ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, e implikuar në dosjen e grupit...

Masakra e Reçakut/ Krimi më i rëndë i Serbisë në Kosovë, 26 vite pa ndëshkim

45 civile shqiptare, ne mesin e te cileve femije, gra e te moshuar u vrane me 15 janar te vitit 1999 nga ushtria serbe,...

Lajme të tjera

Web TV