PD hap sot procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputet, ja si do procedohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike do të fillojë nga dita e sotme përzgjedhjen e kandidateve për deputet, duke shënuar kështu nisjen e fushatës elektorale. Kryesia e PD-së miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Ky konsiderohet si një nga hapat më të rëndësishëm qe ndërmerr një parti politike në Shqipëri, bazuar në praktikat më të mira demokratike, përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Kjo parti do të ngrejë për herë të parë komisionin e vlerësimit të kandidaturave. Ndërsa rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidateve ndahen në katër faza.

  1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetëpropozimit
  2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
  3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
  4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

PD garanton se ky do jetë një proces i hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Ndërsa të vetmit qe nuk do të mund të jenë pjese e garës janë personat që janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Gratë, te rinjtë, të përndjekurit dhe pronarët do të kenë një përfaqësim dinjitoz në listën e deputetëve të PD-së

Basha ka realizon kështu hapjen dhe demokratizimin e partisë dhe fuqizimin e rolit te anëtarit ne vendimmarrjet me te rëndësishme politike.

Lexo edhe :  Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

Ndërsa duke marrë vendimet më të rëndësishme me anëtarësinë, PD jep shembullin e saj se si do të jetë vendimmarrja e saj në qeverisjen e vendit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV