Pas ‘ultimatumit’ të Iranit/Rama qetëson shqiptarët, nuk jemi të kërcënuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratave liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar kryeministri Edi Rama duke thënë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë të kërcënuar.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk kontribuon në aleancën me SHBA-në me raketa dhe bomba, por nëpërmjet operacionit humanitar për strehimin e muxhahedinëve.

Ditën e sotme lideri iranian Ali Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend të vogël dhe të keq”, për shkak të strehimit të mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane (MEK).

 “Nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë. Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe nuk jemi kontributor në këtë aleancë të madhe me raketa apo bomba, por jemi kontributorë në ofrimin përmes një operacioni humanitar, të strehës për një grup njerëzish të kërcënuar me vdekje nga një regjim diktatorial”, tha Rama.

Kryeministri qetësoi qytetarët sa i përket sigurisë së Shqipërisë, duke theksuar se SHBA është shumë e angazhuar në këtë aspekt.

“Sa i përket aspektit të sigurisë, kemi qenë dhe jemi ngushtësisht të koordinuar me SHBA. Gjithnjë ka një shqetësim kur bëhet fjalë për t’u gjendur në situata kur shqetësohet një diktaturë, sidomos një diktaturë si ajo e Iranit. Ka momente jo vetëm kur duhet të marrim, por edhe të japim. U them të gjithë shqiptarëve që nuk duhet të ketë asnjë shqetësim dhe SHBA-të janë shumë të angazhuara në sigurinë e vendit tonë”, u përgjigj Rama. /Fjala.al

Të fundit

Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që...

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve për Çmimet Oscar të këtij...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Lajme të tjera

Web TV