‘Ky është realiteti, ne jemi shumë larg Liverpool’. Guardiola pranon disfatën

"Ky është realiteti. Dy vjet më parë ne ishim 25 pikë përpara Liverpool, dhe tani ata janë pikërisht në distancë" tha Pep

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri spanjoll Pep Guardiola thotë se Manchester City nuk e kishte ‘të njëjtin pasion’ sa Liverpool në betejën për titullin e Premier League këtë sezon pasi humbja ndaj Chelsea konfirmon suksesin e Reds,  Liverpool finalizoi titullin e parë që nga viti 1990, por pa luajtur fare, pas fitores 2-1 të Chelsea ndaj City në Stamford Bridge.

Një goditje e zgjuar e Christian Pulisic dhe një penallti e ftohtë e Ëillian i nënshtroi lojtarët e Guardiolës në perëndim të Londrës, me goditjen e dënimit të lirë të Kevin De Bruyne të kotë edhe pse ishte një gol i bukur. ‘Ndoshta nuk kemi mbërritur në këtë periudhë me të njëjtin pasion. Liverpooli luajti çdo ndeshje të vetme si të ishte shansi i fundit që ata kishin. ‘Ky është realiteti, që ne jemi shumë larg tyre’ tha Guardiola.

‘Liverpool ishte fantastik dhe kishte qëndrueshmëri gjatë gjithë sezonit. Ne humbëm pikë në fillim të kampionatit, dhe Liverpool nuk lëshoi. Do të duhet të rikuperohemi për sezonin e ardhshëm, të jemi më të qëndrueshëm dhe të rikuperojmë pikët që na kanë munguar këtë sezon. Ky është realiteti. Dy vjet më parë ne ishim 25 pikë përpara Liverpool, dhe tani ata janë pikërisht në distancë përpara” tha tekniku i Citizens.

Të fundit

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

Lajme të tjera

Web TV