Sot 6 vjet nga vrasja e Artan Santos. Krimi i rëndë ende i pazbuluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 26 qershor u mbushën plot 6 vjet nga vrasja e bankierit Artan Santo, njëherazi asokohe bashkëpronar i kompanisë mediaktike ‘Fokus Grup’.

Teksa vitet kanë kaluar njëri pas tjetrit dhe janë mbushur 6 vjet, emri i biznesmenit të njohur kujtohet nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tij që kanë ende të gdhendur imazhin e njeriut korrekt, profesionist, të prerë dhe sistematik.

Nuk fshihen lehtë nga memoria momentet e para të vrasjes së tij e para kjo e një profili të tillë të lartë nga bota e financës.

Por ajo që vlen të theksohet është fakti se ai ekzekutim në mes të Tiranës ende nuk ka autor pas. Shumë aludime, shumë pista shumë imazhe madje dhe të vrasësve që pas krimit të çmendur bridhnin me motor lirisht në Tiranë vetëm me një skafandër në kokë dhe armë në brez. Ende ka shumë dyshime, por asnjë autor.

Një dosje që vërtitet sa në polici dhe në prokurori, por që pas kafazit të hekurt nuk gjendet askush, që do ti hidhte sado pak dritë mbi atë që cilësohet një ndër vrasjet më të rënda në këto dekada tranzicioni.

Gjashtë vjet më pas të afërmit e tij luten për përshpirtjen e tij, ndërsa tek të gjithë mbetet i pazbardhur misteri, pse u vra bankieri, kush urdhëroi vdekjen e tij, pse Artan Santo nuk duhet të jetonte, çfarë fshihet pas këtij krimi të rëndë, ka emra të tjerë të njohur ose jo që fshihen pas kësaj enigme të pazbardhur?

A u zbulua Artan Santo që u vra në mes të Tiranës? Me 100 kamera ku e panë të gjithë motorin me njerëz.

Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm: Vrasja e tij vazhdon të mbetet ende pa autor sepse nuk ka vullnet politik. Sepse ka polici të inkriminuar, kupolë policie të inkriminuar. Kupola është e inkriminuar. U vra këtu 200 metra larg nesh, dhe policia nuk mundi të bllokojë daljen e Tiranës duke e parë se nga iku motori? Pse ku jetojmë ne, në hënë? Vrasjet nuk i zbulon ministri, i zbulon policia. Titullarët i japin urdhrat.

Ndërsa duke u kthyer pas në kohë, kujtojmë se në atë ditë kur ndodhi ekzekutimi ishin të shumta reagimet nga klasa politike ku deputetë e ministra kanë reaguar për vrasjen e Santos mes të cilëve ‘Fjala.al’ ka shkëputur disa nga mesazhet e tyre ngushëlluese.

Edi Rama, Kryeministër: Na vranë mizorisht një mik të mirë

Lexo edhe :  Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetët, që donte jetën e donte njerëzit.

Bujar Nishani, ish-President: Vrasja e Santos nuk duhet lënë pa u ndëshkuar

Një humbje e pamasë për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët, por dhe gjithë shoqërinë tonë. Kjo ngjarje e rënhdë e shkaktuar  nga e zezë e krimit, nuk duhet lënë pa ndëshkuar. Policia e Shtetit  dhe Prokuroria duhet të marrin masat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe të dërgojnë para drejtësisë autorët e saj.

Erjon Braçe, Zv.Kryeministër: Jemi rritur bashkë

Jemi rritur bashkë, në Kombinat. Jemi shkolluar të dy në të njëjtën shkollë atje, Myslymj Keta, të njëjtët mësues ndamë e për ty dëgjoja nga ata. Të njëjtën shkollë të lartë bëmë ekonominë, ti më herët e unë më pas. Prindërit po bashkë jetuan qysh herët, në nisje të popullimit të Kombinatit nga Korça e përbashkët, bashkë rrinë dhe sot, im atë dhe babi yt, Vasili.

Ilir Meta, President: Dënoj vrasjen e Santos, autorët të ndëshkohen

Dënojmë vrasjen barbare të Z. Santo. Santo ishte një personalitet i njohur i sistemit bankar. Të ndëshkohen autorët.

Niko Peleshi, ish-ministër i Bujqësisë: Përballë krimit duhet të jemi në bllok

Ngjarja e trishtë me vrasjes së Artan Santos, duhet të jetë edhe një shkundje e atyre politikanëve që nuk e kuptojnë se përballë krimit duhet të jemi në bllok, pa kufinj politike.

Sali Berisha, ish-Kryeministër: E njohja që të vogël

Artanin e kisha njohur në moshën e tij 4-5 vjeçare, fëmijë i dy prindërve të mrekullueshëm. Artani shkëlqeu gjithë jetën e tij, tashmë të shkurtër. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar mizor, dëshmi e një rendi që nuk ekziston apo një rendi që është tërësisht i dominuar nga mafia dhe krimi i egër./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV