Ai ka një listë të gjatë ish të dashurash, të gjitha modele këmbëgjata bionde bukuroshe por duket se nr.23 është ai me fat për Leonardo Di Caprio.
Një ndër më të famshmit e Hollywood-it, aktori 45- vjeçar nuk ka qenë kurrë në një lidhje me një vajzë nën moshën 25-vjeçe, por mesa duket Leo është dashuruar këtë herë me Camila Morrone, modelen vetëm 23 vjeçe raporton The Sun.
Edhe pse kanë 22 vite diferencë, lidhja mes tyre funksionon për mrekulli pasi ndajnë bashkë të njëjtin pasion për të udhëtuar, për ekranin dhe dashurinë për një jetë të qetë familjare. Miqtë e aktorit pohojnë se pas vitesh të tëra nëpër festa e udhëtime e lidhjet e shumta me vajza, më në fund Leo ka gjetur qetësinë dhe dashurinë tek Camila, e cila vetëm javën e kaluar festoi në jahtin e aktorit 23 vjetorin e lindjes.
Çifti po shijon lidhjen që prej vitit 2017, pasi u shfaqën bashkë mbi tapetin e kuq në mbrëmjen e çmimeve Oskar.Ka.ta/Fjala.al/