Keni skuqje të syve, kruajtje e lotimi/ Ja simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet? Kjo dhe shumë të tjera, janë simptoma të problemeve me sytë që nuk duhen injoruar. Trajtimi i duhur i problemeve me sytë, ju ndihmon të shmangni komplikacione të rënda, thonë ekspertët.

Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes nëse ka dhimbje të syve, probleme me shikimin, rrjedhje, ndjeshmëri ndaj dritës ose ndonjë simptomë tjetër të pazakontë. Përpara se të shkoni tek mjeku, lexoni këtë udhërrëfyes mbi simptomat e disa problemeve më të përhapura me sytë.

Skuqje e syve, kruarje dhe lotim

Këto janë simptoma të përhapura të alergjive ndaj polenit, qimeve të kafshëve dhe diçkaje tjetër në ambient që ka rol ngacmues për sytë. Qëndroni larg burimit të alergjisë dhe merrni një medikament kundër alergjive për të ndaluar reagimin imunitar. Lëngjet me pika kundër alergjive, qetësojnë inflamacionin dhe largojnë kruarjen. Mos merrni solucione kundër skuqjes, sepse nuk e trajtojnë problemin që në rrënjë.

Rrjedhje të një lëngu të trashë nga sytë

Këto janë simptomat e një infeksioni në shtresën e jashtme të syrit. Mjeku mund ta përcaktojë nëpërmjet analizave nëse infeksioni është viral apo bakterial. Nëse infeksioni është viral, atëherë duhet të dini që ai është ngjitës. Lotët artificial dhe kompresat e ftohta mund të lehtësojnë irritimin dhe ënjtjen e syve. Mjeku mund të përshkruajë solucione antibiotikësh me pika për të përshpejtuar shërimin. Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni dhimbje të syve, ndjeshmëri ndaj dritës, shikim të tjetërsuar dhe skuqje.

Gjëndër që shkakton dhimbje në cep të syrit ose nën qepallë

Lexo edhe :  Edukatorja dhunoi 3-vjeçarin/Në hetim edhe bashkëshorti pasi kërcënoi babanë e të miturit

Nëse në cep të syrit ju ka dalë një gjëndër ose puçërr, atëherë kjo ndodh si pasojë e një infeksioni të qerpikut. Përdorni një kompresë të ngrohtë për të përshpejtuar rrjedhjen e lëngut të akumuluar. Mjeku mund të rekomandojë një solucion antibiotik ose të kryejë injeksione kundër ënjtjes.

Skuqje dhe përtharje drastike të syve

Përtharja e syve ndodh kur nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, ose lotët avullojnë shpesh. Kjo ndodh kur gjëndrat e yndyrës në qepalla janë prekur nga inflamacioni, si pasojë e të vështruarit të një ekrani për një kohë të gjatë pa pulitur sytë. Mjekët thonë se sytë duhen pulitur çdo katër sekonda, në të kundërt, yndyrnat nuk çlirohen dhe lotët avullojnë. Nëse ju ka ndodhur që lotët dalin krejt papritur, kjo është një mënyrë e syrit për tu vetë-shëruar. Qëndroni larg ajrit të kondicionuar, shmangni vështrim të fiksuar dhe përdorni lot artificial. Acidet yndyrore Omega-3 duhen konsumuar më shumë se u bëjnë mirë syve. Përtharja e syve nuk duhet injoruar sepse mund të shkaktojë edhe humbje të shikimit.

Skuqje të syve, përtharje dhe irritim të zonës së qerpikëve.

Këto simptoma vijnë si pasojë e bllokimit të gjëndrave të yndyrës. Përdorni kompresa të ngrohta për të lehtësuar qarkullimin e gjakut. Përdorni edhe lot artificialë për të lehtësuar irritimin dhe ndjesinë e djegies.

Skuqje të syve, shikim të mjegulluar dhe dhimbje të fortë në sy

Këto simptoma vijnë kur syri goditet nga diçka e fortë. Shkoni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore./AgroWeb.org

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV