Deputetët e PE kërkesë Merkel: Të vendoset në axhendë liberalizimi i vizave për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel që të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’, eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ku ka bashkëngjitur edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesën për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim.

Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku. Deputetët shprehen se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.

“Ne po humbim kredibilitetin tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin të cilin ua kemi premtuar. Si mund të kërkojmë çfarëdo reforme tjetër nga një shtet në fqinjësinë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurtë se do të përfitojnë çfarëdo nga puna e tyre. Integrimi Evropian nuk është domosdo operacioni i vetëm i shteteve në rajon. Ku do ti çojë rruga e tyre nëse jo në BE?”, kanë shkruar këta deputetë.

Në mesin e tyre është edhe Raportuesja për Kosovën, gjermanja Viola von Cramon-Taubadel, nënkryetari i grupit socialist Tonino Piculla nga Kroacia si dhe deputetët nga të gjitha grupet më të rëndësishme në Parlamentin Evropian.

“Ne e dimë se lëvizja e lirë është një prej përfitimeve më të prekshme të integrimit evropian, dhe besojmë se qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e hyrjes në zonën e Schengenit pa pengesa. Jo pse ata kanë ndonjë të drejtë të veçantë, por për shkak se institucionet e tyre shtetërore e kanë bërë atë që ne kemi kërkuar nga ta.

Lexo edhe :  Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali! Ja kush përfiton

Ky është rasti juaj për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ta sjellin Kosovën më afër BE-së”, kanë shkruar këta deputetë. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës,...

Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë/ Masa të rrepta sigurie. Bllokohen rrugë shtesë

Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë, ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Shqipërisë në...

Rusia rikthen “Oreshnikun” shkatërrues? Topa zjarri shfaqen në qiellin mbi Kazakistan

Mediat ukrainase dhe ruse raportuan se objekte të shndritshme u panë në qiellin mbi Kazakistan të enjten në mbrëmje dhe në kanalet ruse të...

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku do të përballet me...

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin”...

Lajme të tjera

Web TV