Nxori në pritë Hekuran Billën, policia merr në mbrojtje familjen e 26-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje familjen e 26-vjeçares Adjola Lakra, e cila u arrestua pas dyshimeve se ka bashkëpunuar me vrasësit për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit në Komunën e Parisit. Policia i druhet ndonjë konflikti që mund të lindë me familjarët e saj, pas arrestimit të 26-vjeçares.

Mësohet se vajzës i është ofruar edhe mundësia për të qenë bashkëpunëtore e drejtësisë, duke treguar emrat e personave të tjerë të përfshirë në ekzekutimin e Billës, të cilët nuk janë identifikuar nga policia.

E pyetur nga hetuesit, vajza ka mohuar të ketë dijeni për planin e vrasjes, por ka thënë se për shkak të miqësisë që kishte me 22-vjeçarin Sebastiano Mali, ka pranuar që kundrejt parave të tregojë lëvizjet e Hekuran Billës, por pa e ditur qëllimin.

Ajo ka treguar se me Billën është njohur nëpërmjet Instagramit, të cilin ai e hapi vetëm 2 ditë pasi doli nga burgu me emrin Daja OTR. Pasi u bënë miq në këtë rrjet social dhe shkëmbyen disa mesazhe, u takuan.

Vajza ka treguar se me Hekuranin nuk kishte një lidhje të vazhdueshme, por frekuentoheshin herë pas here, kur Hekurani vinte në kryeqytet. Edhe mbrëmjen e 11 qershorit e kishin lënë për t’u takuar në zonën e Komunës së Parisit.

Për të vërtetuar përfshirjen e Adjola Lakrës në këtë ngjarje hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë e mikeshave të 26-vjeçares, të cilat faktojnë njohjen e saj me Billën dhe nga dëshmia e një punonjësi të një biznesi që jep makina me qira, i cili ka thënë se ka parë 26-vjeçaren së bashku me Sebastian Malin disa ditë pas krimit, raporton BW.

Vajza ka treguar për policinë se nuk ka pasur asnjë dijeni për planin e vrasjes dhe kur mësoi se Hekuran Billa ishte vrarë kishte mbyllur çdo rrjet social dhe kishte ndërruar numrin e telefonit. Pas arrestimit të mikut të saj, Sebastiano Mali, ajo ishte zhvendosur nga Tirana në Berat, ku jetonte në banesën e një shoqeje, aty ku edhe u arrestua.

Lexo edhe :  Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Sipas vajzës mbrëmjen e 11 qershorit, dhe më herët ka biseduar për tu takuar me Hekuran Billën. Vetëm 40 minuta para se të ndodhte krimi ajo është telefonuar nga Hekuran Billa dhe i është lënë takim në zonën e Komunës së Parisit.

Ndërkohë, mësohet se vajza është implikuar në këtë ngjarje edhe nga një dëshmitar tjetër, punonjës i servisit, aty ku edhe Sebastian Mali mori me qira makinë në servis në zonën e Laprakës.

Mbrëmjen e 11 qershorit kur Mali ka shkuar për të lënë me qira dhe për të marrë automjetin tip Smart ka qenë një nga punonjësit e këtij servisi që i ka thënë policisë se ditën kur është dorëzuar njëri mjet dhe është marrë Smarti, Sebastian Mali ishte me një vajzë për të cilën i kishte pohuar se është e dashura e tij.

Kjo vajzë sipas dëshmitarit ishte futur menjëherë në automjetin Smart, sipas dëshmisë së tij vajza ishte e trembur njësoj si Sebastian Mali./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV