Digjen dy makina brenda 30 minutave në Elbasan, njëra në pronësi të Drejtorit të ISHSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit brenda një harku kohor prej 30 minutash.

Sipas burimeve, automjeti i parë me targa AA300UT u përfshi nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit në lagjen “Beqir Dardha”.

Pas njoftimit nga banorët e zonës shërbimi zjarrfikës arriti të shuante flakët e automjetit i cili u dogj pjesërisht.

Burime zyrtare bëjnë me dije se automjeti i djegur është në pronësi të Drejtorit të ISHSH për Elbasanin Bendi Musai.

Zyrtarët e policisë dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të postit të Musait.

Ndërkohë po në Elbasan në Lagjen “Haxhias” rreth orës 03.30 është djegur automjeti tip pezho me targë AA 197 HY në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi.  Në këtë rast mbeten të paqarta rrethanat e përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti ./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore

Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi...

“Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë”

Pano Soko, një nga kandidatët për deputet në Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si më të pistat që...

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht...

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke...

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë. Ekipi i...

Lajme të tjera

Web TV