Prerjet e paligjshme në pyje/ KLSH: Fondi pëson rënie me 35% krahasuar me vitin 1985

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga viti 1985, kur është bërë edhe inventarizimi I fundit, kemi zhdukur rreth 35% të volumit të fondit pyjor. Alarmi vjen nga Kontrolli I Lartë I Shtetit,  I cili fajëson prerjet e paligjshme si një prej shkaktarëve kryesore të pakësimit drastic të kësaj pasurie publike, nga e cila shteti ka përfituar të ardhura të papërfillshme. Scan ka zbardhur raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi situatën e pyjeve në vend, ku nënvizohet edhe dështimi I moratoriumit për prerjen e tyre.

Dinamika historike e këtij sektori reflektohet edhe në shifra konkrete, teksa sipërfaqja e fondit pyjor llogaritet pak a shumë e njëjtë si më parë, rreth 1 milionë ha apo rreth 36% të sipërfaqes së vendit , ndërsa volumi rezulton aktualisht në më pak se 55 milion m3. Kjo do të thotë se  krahasuar me vitin 1985, volumi i fondit pyjor është zvogëluar me rreth 35%. Këto shifra alarmante kanë ardhur si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme dhe prerjeve pa kriter në fondin pyjor, shoqëruar kjo edhe me neglizhencën apo pafuqinë e strukturave përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e pyjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problemet me kuadrin strategjik, rregullator dhe burimet njerëzore të reduktuara kanë cenuar realizimin me efektivitet dhe eficiencë të detyrave të MTM në sektorin e pyjeve. Strategjia për zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri ka qenë tërësisht e pa përditësuar e rrjedhimisht jofunksionale, duke bërë që prej disa vitesh sektori i pyjeve të funksionojë pa objektiva dhe drejtime të qarta strategjike.

Numri i lartë i shkeljeve të konstatuara dhe niveli shumë i ulët i arkëtimit të sanksioneve administrative kanë cenuar zbatimin e moratoriumit për pyjet në Shqipëri, konkludon KLSH, duke nënvizuar se mungesa e strukturave profesionale në bashkitë, bashkë-komunikimi dhe bashkëpunimi pasiv me ministrinë, mosshfrytëzimi i burimeve dhe të ardhurave që fondi pyjor gjeneron, duke e çuar atë në degradim, tregon qartë për mungesë eficience dhe efektiviteti të bashkive në administrimin e pyjeve si pasuri kombëtare.

Lexo edhe :  Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

“Për më tepër, mungesa e inventarizimit të pyjeve për një periudhë prej më shumë se tre dekadash, ka bërë që informacioni mbi fondin pyjor të jetë jo plotësisht i saktë dhe i pa përditësuar”, thekson në raport Kontrolli I Lartë I Shtetit. Marrë nga : Lorenc Rabeta / SCAN 

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV