C*VID-19/ VOA: Në Shqipëri rastet pozitivë të javëve të fundit, njësoj me ato në 3 muajt e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet me koronavirus në Shqipëri javët e fundit janë thuajse në në nivele të njëjta me ato të regjistruara përgjatë 3 muajve të parë që nga fillimi i epidemisë. Deri më sot numërohen 1139 raste, ndërkohë që nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 të tilla.

Ritmet e larta të rasteve nuk po dëshmojnë as një tendencë rënëse. Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 72 të prekur të rinj, në 14 qytete të ndryshme: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Në të gjithë vendin janë aktualisht 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Me ritme shqetësuese, po shtohen dhe viktimat. Për tre ditë me radhë, janë shënuar 6 vdekje. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan se kanë humbur jetën në spital një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të cilët vuanin dhe nga sëmundje të tjera. Në 17 ditët e fundit janë regjistruar 21 viktima, ndërsa në total janë 55 persona të cilët janë ndarë nga jeta.

Në Shërbimin Infektiv, vijojnë të rriten të shtruarit, e veçanërisht ata në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave të mesditës së sotme, në 24 orët e fundit nga 77 pacientë, 15 janë në terapi intensive dhe 2 të tjerë të intubuar.

Rastet me koronavirus, janë përhapur thuajse në të gjithë vendin, dhe të infektuarit po vërehen në ndërmarrje private dhe institucione publike. Ministria e Shëndetësisë vijon të përsërisë thirrjet drejtuar qytetarëve për zbatimin e rregullave të sigurisë.

Lexo edhe :  Rama e quajti ‘gafë’, shteti gjobë 500 mijë € për një aksident me plagosje

“E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj të dashur. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve”, u shpreh sot Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik./ VOA/Ka.li/fjala.al

Të fundit

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Rama ndan fotot/ Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit të Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook foto nga ceremonia e akordimit të çmimit “Karli i Madh” (Charlemagne) për presidenten e Komisionit...

“Ishte si mall kinez”/ Paratë për LaCivita të shkuara dëm, nuk ndodhi asgjë.!

Analisti Martin Leka e komentoi angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve si para e shkuar dëm. “Gjetja e opozitës, nëse shumën që nuk e...

Lajme të tjera

Web TV