Ministrja e Financave Anila Denaj në takim me bizneset në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se paketa për ripunësimin pas pandemisë do të jetë një gërshetim i dy skemave, ripunësimit dhe formalizimit të krahut të punës.

Ajo shtoi se qeveria po përgatit një draft me në fokus ripunësimin e individëve të prekur pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Nga Vlora, ku takoi përfaqësues të bizneseve, ministrja e Financave shpjegoi dhe sesi do të funksionojë kjo skemë.

“Jemi duke përgatitur një draft, vendim i Këshillit të Ministrave, që synon një gërshetim të dy skemave, një është skema e ripunësimit dhe tjera e formalizimit të krahut të punës, në secilën do të ketë kombinim të subvencionit për pagën apo sigurimet shoqërore për punonjësit për një periudhë kohe me kushtin që ju ta mbani për një periudhë më të gjatë në kohë.”

Pa dhënë detaje, Denaj tha se përpos garancive sovrane, qeveria po mendon të ofrojë dhe grante.

Duam që të gjithë personat që punojnë në informalitet, të kenë mundësi të regjistrohen, duke pasur iniciativa për të formalizuar me këto skema, mendojmë se do të rrisim një numër më shumë në tregun e punës. Po mendojmë skema grantesh dhe garancish, kemi linçuar vetëm skemat e garancish aktualisht.

Skemat e granteve dhe garancish kërkojnë një mbështetje edhe nga donatorët. Mendojmë se këto skema në “Shqipërinë 2030″ dhe planin e rimëkëmbjes 5 vjeçare do të gjejnë zbatim.”

Deri më tani qeveria ka ofruar 2 garanci sovrane për punonjësit dhe bizneset, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë një paketë të tretë mbështetëse.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Si e shfrytëzoi Enver Hoxha shtypin, për të ‘prodhuar’ shoqërinë pa besimet fetare

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967, Menjëherë pas çlirimit nga...

Diell dhe temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës...

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më të njëjtin ritëm. Bosnja dhe...

Rikthehet energjia në Spanjë, gjendja e emergjencës qëndron

Ndërsa pjesa më e madhe e energjisë elektrike është rikthyer gjatë natës, gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi në Spanjë këtë mëngjes, ndërsa rikuperimi...

Krimet zgjedhore/ 32 procedime të hapura në prokuroritë e rretheve dhe SPAK

Prokuroritë e Rretheve dhe SPAK kanë hapur 32 procedime penale për akuzën e krimeve zgjedhore, duke përfshirë edhe dyshimet për shitblerje votash. A do...

Lajme të tjera

Web TV