Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të flasë sot për herë të parë lidhur me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime gjatë Luftës së Kosovës. Ai do t’iu drejtohet me një fjalim nga zyra e tij qytetarëve të vendit në orën 20:00.
Këtë gjë e paralajmëroi të premten e 26 qershorit, përmes një postimi në Facebook, pas mbërritjes në Tiranë, ku njoftoi se do të fliste të dielën por e shtyu për sot.
“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, – ka shkruar Thaçi
Detaje rreth fjalimit të presidentit të Kosovës, ende nuk janë bërë të ditura.
/En.Br./Fjala.al