“Më në fund Covid më la”, aktori i humorit fiton luftën me virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i humorit Florjan Binaj tregoi disa ditë më parë se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë simptomë dhe se ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ndërsa së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’ aktori tregoi se më në fund e ka fituar luftën me virusin.

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori.

Më herët pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Binaj tregoi se bëri tamponin e famshëm, pa patur shenja.

“Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. Kur mora përgjigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.

Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ. Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe. I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria”, tha para disa ditësh Florjan Binaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV