Studentët pa diploma/Koni, Shahinit: Do të veproj kur dekani i FE të më përcjellë listën përfundimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të bërë publik nga grupi mediatik “Fjala”, ku disa studentë të Fakultetit të Ekonomikut kanë mbetur pa diploma dhe kërkesës së Ministres së Arsimit Besa Shahini për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, ka reaguar Rektori i Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Koni i është përgjigjur ministres Shahini duke siguruar  se do i firmosë vetë diplomat e studentëve, atëherë kur dekani i FE, Dhori Kule t’i dërgojë listën përfundimtare të studentëve.

Koni e ka cilësuar gjithashtu reagimin e Shahinit për këtë çështje si të njëanshëm dhe aspak profesionale.

Statusi i Mynyr Konit

Në lidhje me problematikën e krijuar për firmosjen e diplomave, për një numër studentësh të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, tashmë të bërë publike edhe nga media, të cilat, në disa raste kanë keqinterpretuar publikun në lidhje me këtë çështje, në vijim të komunikimit zyrtar, të përsëritur prej disa muajsh, si me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ashtu edhe me Drejtorin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), më në fund, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka kthyer një përgjigje (edhe me këtë shkresë, jeni njohur nga media), dhe ka shprehur qëndrimin e saj, aspak profesional, të njëanshëm dhe krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të udhëzimit përkatës të nxjerrë nga ministri përgjegjës për arsimin, në lidhje me këtë çështje.

Sikurse i kam bërë të qartë Ministrit përgjegjës për arsimin, së fundmi, edhe në shkresën nr.1839/2 datë 29.06.2020 (kliko këtu https://unitir.edu.al/…/Shkrese-MASR-KM-29.06.2020-diplomat…), qëndrimi im ndaj këtij problemi kaq të rëndësishëm, mbetet i njëjtë.

Për sa kohë që nga ana e drejtuesit të njësisë kryesore të Fakultetit të Ekonomisë të UT, z.Kule, nuk janë përcjellë listat përfundimtare të studentëve të regjistruar, me të dhënat e tyre për matrikullim (detyrim ligjor ky, siç kanë vepruar të gjithë dekanët e tjerë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, në gjithë këto vite), për vitin akademik 2017-2018, 2018-2019, e bën të pamundur lëshimin e këtyre diplomave nga Universiteti i Tiranës.

Lexo edhe :  Reformimi/ Rama paralajmëron ndryshime në qeveri dhe PS

Në këto kushte, këto kartona (jo diploma), nuk mund të nënshkruhen nga Rektori i Universitetit të Tiranës. Në momentin kur në Rektoratin e UT, do të përcillet nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë i UT, lista përfundimtare e studentëve të regjistruar, me të dhënat e tyre për matrikullim (për vitin akademik 2017-2018), Rektori do të veprojë në mënyrë të menjëhershme, me nënshkrimin e tyre.

Kjo është e vetmja mënyrë institucionale, e rregullt dhe ligjore, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe Udhëzimit përkatës, të nxjerrë nga vetë Ministri përgjegjës për arsimin, të cilën ja kam bërë me dije dhe ja kam kërkuar prej disa muajsh edhe Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Studentët e prekur nga gjithë kjo, dua t’i siguroj edhe një herë, sikurse jam përpjekur për ta bërë këtë gjë në të gjitha komunikimet e mia zyrtare me ta, apo edhe nëpërmjet strukturave përkatëse në Rektoratin e UT, se të gjitha përpjekjet e mia, kanë qëllim vetëm zbatimin e ligjit dhe për të mos cënuar ligjshmërinë dhe vlerën e diplomës së tyre universitare.

Nga ana tjetër, do t’i kërkoja të mos bien pre, as e provokimeve dhe as e keqinterpretimeve të askujt, që përpiqet për ta bërë këtë gjë, sepse, të jeni të sigurtë që shumë shpejt, ligjshmëria dhe e drejta do të triumfojnë./Bl.Ba/fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV