Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr çmim ndërkombëtar për Humanizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë themeluar nga  Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli, u vlerësua sot me një çmim ndërkombëtar, për kontributin e dhënë gjatë situatës së shkaktuar në muajt e pandemisë së koronavirusit.

Çmimi u akordua nga Organizata Ndërkombëtare me qendër në Angli,”World Humaniatarian Drive” për Ekselencë në Edukim dhe kërkim Shkencor.

Çmimi Ndërkombëtar për Humanizëm, u dha gjatë ceremonisë së zhvilluar nga organizata e cila ka vlerësuar ndër vite politikëbërës, lider të ndryshëm botërorë, personalitete të artit, shkencës, kulturës dhe institucione të njohura nga e gjithë bota.

Sipas drejtuesve të kësaj organizate iniciativa “Yjet e Covid”,nisi në maj të këtij viti për të nderuar të gjithë ata persona dhe institucione që nëpërmjet kontributit të tyre kanë frymëzuar mijëra njerëz në mbarë botën gjatë periudhës së vështirë që izoloi gjithë botën.

“Ky kontribut i ka dhënë shpresë gjithë njerëzimit”, u shprehën drejtuesit e organizatës. Me rreth 1600 të nominuar nga 35 vende të botës, në 12 kategori të ndryshme Universiteti Mesdhetar ishte nje prej të përzgjedhurve ne kategorinë e “Ekselencës në edukim dhe Kërkim Shkencor”, për të cilën u ndanë 10 çmime.

Gjithashtu çmime u dhanë edhe për ekselencë në shërbimin mjekësor e cila ishte dhe kategoria më e rëndësishme me misionin e saj humanitar. Kategori të tjera të vlerësuara ishin ato për ekselencë në shërbimin, publik, mediatik,social etj.

Pa ndaluar asnjë ditë me sensibilizimin e të rinjve, analizat e thella ekonomike për krizën e shkaktuar, duke ofruar edhe zgjidhje nga ekspertët e ekonomisë Universiteti Mesdhetar dëshmon edhe njëherë që është një institucion i arsimit të lartë që ka si mision jo vetëm edukimin e brezit të ri, por zhvillimin social e ekonomik të gjithë shoqërisë.

Lexo edhe :  Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV