Skënderbeu, në rrokopujën e 17 ditëve të fundit të pas-Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E nisi mirë në rikthim, por gjithçka shkoi për ters dhe tanimë mbetet peng i vendimit nga Zvicra. Pavarsisht një nisjeje të mirë në rikthimin e futbollit shqiptar pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së virusit korona, teksa korri dy fitore radhazi, ndaj Partizanit në kryeqytet dhe ndaj Flamurtarit në Vlorë, gjithçka ka marrë rrokopujën për Skënderbeun në vetëm 17 ditët e fundit, teksa në kampionat ka marrë vetëm një pikë në 3 ndeshje, ndërsa është eliminuar edhe në Kupë përballë Bylisit.

Por, për trajnerin Ilir Daja, kjo ishte një krizë e pashmangshme, duke patur parasysh mungesat që vetëm shtohen, siç edhe u vërejt përballë Tiranës të dielën. “Kishim përballë një kundërshtar që jo rastësisht kryeson kampionatin dhe që ka një kontingjent prej të paktën 20 lojtarësh që luajnë si të barabartë në formacionin bazë”, – ka deklaruar 53-vjeçari pas humbjes 1-2 me bardheblutë kryeqytetas. Për kryeqytetasin, fokusi i tij mbetet i pandryshuar deri në fund të sezonit, ku ai uron më të mirën për Skënderbeut.

“Unë jam dhe mbetem trajneri i Skënderbeut deri në fund të këtij sezoni dhe asgjë tjetër nuk më intereson, – ka deklaruar Daja. – Ne kemi punuar deri më tani me shpresën e një vendimi pozitiv nga Gjykata Federale në Zvicër dhe kjo mbetet deri sa të vijë ai vendim. Përveç kësaj, unë nuk jam nga ata trajnerë që kërkojnë vende në stolat e skuadrave të tjera. Unë gjithmonë kam marrë oferta nga skuadra që nuk kanë patur trajner dhe që kanë një projekt serioz. Prandaj, e përsëris edhe një herë, që unë jam e mbetem këtu.”

Megjithatë, përtej deklaratave të trajnerit, gjendja e Skënderbeut është turbulluar mjaft nga pritja në dukje e pafundme e një vendimi nga Zvicra, por edhe nga zërat që e lidhin vetë Dajën dhe disa protagonistë të tjerë të skuadrës korçare me ekipe të tjera, brenda e jashtë Shqipërisë. Dhe, me Kupën tanimë një mundësi të shkuar dëm, korçarët mbeten në valle për një vend në hipotetik në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, por gjithçka mbetet sidoqoftë në kuadrin e një hipoteze.

Lexo edhe :  Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me 50.5% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Lajme të tjera

Web TV