Ministri Klosi: 7 milionë turistë nëse nuk do ishte pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk do ishte pandemia gjatë vitit 2020 në Shqipëri do vinin 7 milionë turistë. Këtë e deklaron Blendi Klosi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU . Sipas tij të gjitha parashikimet, dhe tendenca ishte që nga 6.4 milionë që ishin vitin e kaluar, kjo shifër të shkonte në 7 milionë.

Politika jonë do jetë e fokusuar në dy aspekte. E para unë i besoj fort rajonit dhe politika e Shqipërisë duhet të jetë që deti dhe bregdeti shqiptar të jetë bregdeti i rajonit. Ne i kemi të gjitha mundësitë që të zhvillojmë në Shqipëri jo vetëm bregdet se bregdeti është shumë i fuqishëm por bukurinë e bregdetit me bukurinë e Alpeve, me gjithë zonën kulturore që ka Shkodra, Lezha, me zhvillimet e turizmit në zonën e Fierit dhe të Vlorës. Të jemi realë ne kemi shumë mangësi në kapacitetet akomoduese. Ky vit 2019-2020 shënon një bum investimesh në infrastrukturë. Sikur 2020 të ishte një vit i qetë padyshim ne do shkonim në 7 milion pasaporta të huaja që do vizitonin vendin tonë. Janari i 2020 shënoi 18% më shumë se janari i 2019. Shkurti shënoi rreth 20% më shumë sesa viti i kaluar. Marsi në javën e parë ishte shumë i mirë. Unë kam bindjen që korriku do jetë fillimi dhe gushti do jetë muaj i mirë./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=FSJaDvJt2UA

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV