Lubonja i bindur: Në Kosovë ka pasur akuza për vrasje pas lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se në Kosovë ka pasur që herët akuza për vrasje pas luftës.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja theksoi se prokurori mund të ketë dalë edhe për drejtësinë.

I ftuar tjetër në emision ishte historiani Paskal Milo i cili tha se akuzat e ngritura nga prokurori dukeshin se kanë edhe veprim politik.

Fatos Lubonja: Kryeministri ynë del e thotë ky është një turp i drejtësisë. Si flet pa e thënë i pari fjalën prokurori e gjykata.

Ismail Tasholli: Ju jeni edhe vetë viktimë e padrejtësisë. Ekspertët thonë se qasja e prokurorit është politike. Nuk mund të na thotë ne prokurori se çfarë bën shoqëria e Kosovës. Ishin në Hagë Ramush Haradinaj, ishte Fatmir Limaj, kaluan në 3-4 stade dhe u kthyen të pafajshëm. Kush i bie të jetë fajtor?

Fatos Lubonja: A ka pasur akuza për vrasje politike në Kosovë po apo ajo? Pas luftës…

Ismail Tasholli: Po ka pasur. Por duhet ta dimë se kush e ka bërë krimin. Nuk mundet të thotë interpretime ideologjike prokurori.

Fatos Lubonja: Unë them se prokurori mund të ketë dalë edhe për drejtësinë. Ai ka thënë madje ka dalë për drejtësinë.

Paskal Milo: Nuk mundet që prokurori të thotë gjëra politike. Drejtësia duhet të veprojë në bazë të ligjit. Këtu ka bërë një akt politik. Ka muaj që qarkullonte si ide, ndërsa tani doli akuza.

Fatos Lubonja: Prokurori është mbi politikën, është pushtet i pavarur.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV