Alvin Berisha shpëtoi nga kampi i ferrit në Siri, tani koha për pushime në Shqipëri

Alvin Berisha 11 vjeçari që shpëtoi nga kampi në Siri, ka ardhur në Shqipëri së bashku me të atin. Kjo është hera e parë që Alvin erdhi në Shqipëri që nga momenti që u shpëtua nga kampi në Siri, ai ka qenë pranë familjes së tij e cila jeton në Itali.

I ati, Afrim Berisha ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto së bashku me Alvinin nga porti i Durrësit. 11-vjeçari, duke buzëqeshur, shfaqet i veshur me bluzë të kuqe me flamurin shqiptar.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që dëshironte t’i bashkohej ISIS-it. Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës është plagosur rëndë edhe Alvini.

Alvin Berisha, vogëlushi 11-vjeçar, u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri pak muaj më parë, pasi emisioni investigative ‘Le lenne’ bëri publike historinë e tij. U desh një operacion i mirë-organizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i ferrit dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij./Re.Gu/Fjala.al