Hajdari: Kam ardhur për dy parime në Shqipëri, qytetarët të më bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik. Me tone të ashpra Hajdari u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim të sistemit, ndërsa i bëri thirrje që t’i bashkohen në këtë betejë të saj.

“Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë që ky Këshill Politik nuk është një format që diskutohet se çfarë thonë kryetarët e partive. Po diskutohen mandatet e çdo anëtari të Këshillit Politik, pra çfarë mundësish kanë ata të negociojnë.

Momentin që diskutohet për sistemin zgjedhor këta i shkelin syrin njeri-tjetrit. Diskutojnë çështje pas asnjë rëndësi për qytetarët shqiptarë. Nuk i kushtojnë rëndësi së si të bëhet një garë e drejtë”, u shpreh Hajdari.

Më tej ai theksoi se, Kryetarët e Partive kanë 30 vite që qëndrojnë në pushtet dhe ulen në tryeza për të ndarë hesapet. “Çfarë po kërkoj unë sot? Do vazhdoj betejën për ndryshmin e sistemit. Besoj fort që në këtë vend nuk ka dy gjëra. Nuk ka as liri dhe as demokraci. Kam ardhur për dy parime në Shqipëri, për të forcuar lirinë dhe demokracinë.

Kemi një pushtetar në krye të vendit që nuk lëshon pe. Betejën time do ta çoj deri në fund. Qytetarët shqiptarë e duan këtë betejë. I bëj thirrje qytetarëve të më mbështesin në këtë betejë, ndryshe do të ngelin në duart e këtyre njerëzve që kanë dëshirë vetëm interesin partiak”, tha Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre...

Zjarr në Shkodër, digjen tre makina dhe merr flakë edhe një zyrë

Tre makina dhe një zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin "Bërdicë" të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit...

Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

“Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN...

Rikthehet Java Kulturore e Evropës! Një festë e artit dhe dialogut në 9 qytete të vendit

Nga data 17 deri më 31 maj, Shqipëria mirëpret edicionin e radhës të Javës Kulturore të Evropës, një festë gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës...

Tension në veri, BE kritikon Kurtin dhe aksionet e Policisë së Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësim për operacionet e Policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet...

Lajme të tjera

Web TV