Autorët ekzekutimit në Laç dyshohen si vrasës me pagesë, të përfshirë në ngjarje të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria zgjeron hetimet dhe nis verifikimin për disa ngjarje të tjera me protagonistë katër autorët që kryen vrasjen e dyfishtë në Laç. Dyshimet se janë vrasës me pagesë dhe të implikuar në krime të tjera

Edhe pse katër autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin janë identifikuar, ku dy prej tyre edhe janë arrestuar, prokuroria është duke kryer hetime intensive për këtë ngjarje. Hetuesit kanë dyshime se ky grup mund të ketë marrë pjesë në disa ngjarje të ndodhura në vendin tonë kohët e fundit.

Organi i akuzës së Kurbinit ka kërkuar ndihmën e prokurorisë së Tiranës, për disa ngjarje të ndodhura në kryeqytet, ku dyshohet se janë të përfshirë autorët e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, mbrëmjen e 30 majit.

Dyshimet janë të forta se Eduart Lamaj e Ilir Xhepaj, të cilët, sipas policisë, janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, mund të kenë realizuar edhe atentate të tjera, kundrejt pagesës.

Gjithashtu, burimet thonë se ka të dhëna që e implikojnë grupin e Lamajt, i cili njihet edhe si ‘grupi i Kurbinit’, në shantazhimin e disa biznesmenëve në Lezhë, duke u vënë gjoba. Hetuesit kanë dyshime se në disa raste ky grup ka përdorur edhe sulmet me tritol për t’i vënë nën presion personat që gjobiste.

Në lidhje me ngjarjen e 30 majit, ku mbetën të vrarë biznesmeni Gjergji dhe 37-vjeçari Lika, ka dyshime se grupi i atentatorëve është paguar për ta kryer këtë krim. Hetuesit nuk kanë dalë ende në përfundim se cili nga dy viktimat ishte objektivi, pasi si Gjergji, ashtu dhe Lika njihen si persona me precedentë nga autoritetet.

Por, nga të dhënat hetimore të siguruara deri më tani, mësohet se objektiv mund të ketë qenë Lika, i cili është pjesë e një grupi mjaft të njohur në kryeqytet. Prokuroria është duke kryer hetime intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për të mësuar porositësit.

Deri tani nuk ka pasur bashkëpunim me dy të arrestuarit. Kur ka kaluar një muaj nga kjo ngjarje, prokuroria ka arritur ta zbardhë të plotë dinamikën e krimit të rëndë. Nga shkëmbimi i zjarrit mes viktimave dhe autorëve mbeti i plagosur edhe Eduart Lamaj, i arrestuar në një spital privat, në momentin kur do të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë! 38-vjeçarja i jep fund jetës brenda në makinë

Në lidhje me ngjarjen përpara grupit hetimor Lamaj ka mohuar se ka dashur të vrasë njeri, ndërsa ka shtuar se ka tentuar vetëm të shkatërronte lokalin e A. Allamanit, me të cilin kishte konflikt. Në dëshminë e tij Lamaj shprehet se për këtë ka folur dhe ka kërkuar ndihmën e shokëve të tij Klaudio Perkolaj, Olti Vlashi dhe Ilir Xhepaj.

Lihet në burg Ilir Xhepaj

Ditën e djeshme në Gjykatën e Kurbinit u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj Ilir Xhepajt. Togat e zeza të Kurbinit kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Xhepajn, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, mbrëmjen e 30 majit në Kurbin.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa gjatë seancës përpara gjykatës Xhepaj ka mohuar të ketë marrë pjesë në atentat. Para grupit hetimor ai ka treguar se i njeh të dyshuarit e tjerë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë, por ka mohuar të këtë marrë pjesë në atentat.

Xhepaj u prangos dy ditë më parë në kryeqytet dhe, fillimisht, është mbajtur në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa më pas u transportua drejt Kurbinit. Dosja e vrasjes së dyfishtë në Laç është mjaft voluminoze.

Mësohet se hetuesit janë duke kryer edhe ekspertizën e dy armëve të gjetura katër ditë më parë, në një pusetë në afërsi të klinikës private ku do të operohej Eduard Lamaj. Nga verifikimet paraprake nuk ka rezultuar që armët të jenë përdorur gjatë atentatit, ndërsa po kryhen verifikime të tjera, pasi dyshohet se janë të autorëve.

Në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve vijon të jetë 21-vjeçari Klaudio Përkola, djali i një efektivi policie, si dhe 31-vjeçari Elson Alija. Përveç 30-vjeçarit Lamaj, pas hekurave ndodhen edhe dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan ilegalisht 30-vjeçarin në spitalin privat.

Mjekët, të cilët akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe moskallëzim krimi, nëpërmjet avokatëve kanë kërkuar përjashtimin e prokurores Arjola Prençi dhe zëvendësimin e saj me një prokuror tjetër. Kjo kërkesë, sipas tyre, argumentohet me pretendimet se bashkëshorti i prokurores është arrestuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion, ndaj nuk mund të pritet drejtësi nga ajo.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV