Përfaqësueset rajonale, Dama: Po vëzhgojmë elementë për Kombëtaren U-15

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipet përfaqësuese të zonës rajonale Elbasan kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me tri grupmoshat e ditëlindjeve 2006, 2007 dhe 2008. Fëmijët e përzgjedhur në të gjitha zonat e vendit ku Federata Shqiptare e Futbollit ka ngritur zyra rajonale janë ndjekur nga trajneri i ekipit kombëtar U-15, Armand Dama gjatë një seance stërvitore. Dama theksoi se po punohet fort që fëmijët të trajnohen sa më mirë dhe qëllimi është që ata të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare, duke filluar nga kategoria e moshës U-15 deri te kombëtarja e madhe.

Duke folur për “fshf.org”, trajneri Dama u shpreh: “Ne kemi tre grupmosha këtë vit, kemi ditëlindjen 2006, ditëlindjen 2007 dhe ditëlindjen 2008. I kemi përzgjedhur në çdo zonë, kemi 6 zona në Shqipëri dhe në të gjithë zonat kemi përzgjedhur lojtarët më cilësorë dhe ata pastaj vijmë i ndjekim nëpër zona dhe mundohemi të shikojmë vazhdimisht si po ecin.

Kjo lloj moshe ka luhatje që janë normale, herë bien, herë ngrihen, ama më cilësoret ne i kemi përzgjedhur dhe i ndjekim vazhdimisht, i bëjmë stërvitje, mundohemi të korrigjojmë çfarë po ndodh, nëse ka progres apo nuk ka progres. Ne do t’i ndjekim vazhdimisht. Nga viti në vit ka lojtarë më cilësorë. Puna është më e mirë dhe automatikisht edhe cilësia është më e lartë. Ky është qëllimi. Po mundohemi vazhdimisht të krijojmë trajnim sa më të mirë, që ata të përmirësohen dhe të jenë në nivele më të mira.

Gjithmonë qëllimi është për të kaluar nga niveli bazë tek U-15, U-17, U-19 dhe mundësisht edhe te kombëtarja e madhe. Ky është qëllimi. Pothuajse kemi parë të gjithë ata lojtarë që janë cilësorë në të gjithë Shqipërinë dhe gradualisht po i ndjekim, po i trajnojmë dhe po shikojmë se sido të ecin”, – tha ai gjatë vëzhgimit të seancave stërvitore në Elbasan.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV