U-15/ Apolonia-Internacional, finalja e madhe për titull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apolonia-Internacional Tirana është finalja e madhe e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Nën-15-vjeçarët, ndeshje që do të luhet ditën e mërkurë, më 8 korrik, duke filluar nga ora 18:30, në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky është sezoni i parë që zhvillohet një kampionat i tillë për këtë grupmoshë, një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që, nga sezoni i ardhshëm, do të organizojë garë kombëtare edhe për Nën-13-vjeçarët.

Apolonia vjen në këtë finale si fituese e Grupit B, duke arritur të renditet mbi Teutën dhe Skënderbeun, që ishin dhe rivalët më të fortë të këtij grupi. Në çerekfinale fierakët mposhtën Akademinë e Futbollit dhe Skënderbeun. Në anën tjetër, Internacionali ka kryesuar bindshëm dhe me meritë Grupin A, ku, në 18 javë, ka arritur 17 fitore dhe vetëm një humbje. Në fazën e “play-off”-it, kryeqytetasit kaluan SH.F. “Pepa” dhe Tiranën.

Ndeshja finale do të ndiqet me interes edhe nga stafet e ekipeve kombëtare për të evidentuar gjendjen e lojtarëve të talentuar, të cilët aktivizohen në këto dy skuadra. Ndërkaq, është zhvilluar të dielën ceremonia e dorëzimit të Kupës për ekipin “kampion” të Kampionatit të Nën-19-vjeçarëve, që organizohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së në Tiranë. Ka qenë ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun Tiranës.

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Alpin Gallo arritën të triumfojnë duke mbyllur sezonin në vendin e parë. Ceremonia u zhvillua në përfundim të ndeshjes Tirana-Kamza, që u mbylle me fitoren 3-1 të bardhebluve dhe që u luajt në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Më 1 korrik 1555, admiralit legjendar osman Turgut Reis, një nga komandantët më të famshëm të flotës së Perandorisë...

Horoskopi ditor, 2 Korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet...

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV