Miqësorja e yjeve, katër skuadrat shkojnë në Thumanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja e yjeve të  historisë së futbollit të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë e Italisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet për të mbledhur sa më shumë të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 janarit të vitit që kaloi.

Lojtarët që kanë shkruar historinë në futbollin e secilit shtet kanë rënë dakord që të luajnë në Shqipëri dhe paratë e bileta do të jepen për këtë kauzë.

Ndërkohë, tashmë bëhet me dije se të gjithë personat që do luajnë në skuadrat e katër shteteve do të udhëtojnë ditën e nesërme në orën 11:00 drejt Thumanës, që ishte edhe një nga zonat më të prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u takuar me të prekurit e ngjarjes në fjalë.

Rikujtojmë sërish se ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00, ku çmimet e biletave varjojnë nga 5000 deri në 1000 lekë të reja./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV