Moto GP, Lorenco-Zarko, një duet “në hije” për t’i rrëmbyer vendin Doviciozos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia e virusit “Covid-19”, ka krijuar, për momentin, situata të pazakonta në shumë rrafshe të jetës dhe sporti nuk mund të bënte përjashtim. Kështu për shembull, ndryshe nga të gjitha sezonet e deritanishme, ky i sivjetmi, që nuk ka nisur ende ka bërë që, në mungesë të garave në pistë, të intensifikohen garat në merkaton e pilotëve. Kështu, “Dukati” është prodhuesi i vetëm i motorëve në Kampionatin Botëror të Moto GP që ende nuk e ka përcaktuar 100% të ardhmen e skuadrës së tij zyrtare.

Me Xhek Millerin si pilotin e vetëm të konfirmuar për 2021-shin dhe Horhe Martín si një zëvendësues për australianin në skuadrën kliente të “Pramak”-ut, dy vendet bosh të mbetur te “Desmosediçi” janë një pasuri shumë e lakmuar. Themi dy, në vend të njërës, sepse mospërputhjet e kërkesës ekonomike midis markës bolonjeze dhe Andrea Doviciozos ende nuk kanë siguruar një marrëveshje për zgjatjen e qëndrimit të italianit në rajonin Emilia-Romanja.

E nga kjo situatë janë disa pilotë si Horhe Lorenco dhe Johan Zarko, të cilët duan të fitojnë një vend për të konkurruar në nivelin më të lartë të Moto GP-së. “I vetmi vend që mbetet është ai i Doviciozos tek “Dukati”, – ka thënë Zarkoja. – Por unë mendoj se është ai është i rëndësishëm për ta. Ai është një pilot që mund të arrijë në podium në çdo garë dhe për një ekip zyrtar është gjëja e duhur për të bërë. Për mua është një ëndërr, nëse krijohet mundësia që të konkurroj tek “Dukati”.”

Duhet kujtuar këtu se Lorenco ka pasur mosmarrëveshje të mëdha me Zarkonë, kur e akuzoi francezin për mungesë ndershmërie në dhënien e motorit të tij “Honda” në Valencia. Por sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, Lorenzo ka më shumë se 50 % mundësi që të kthehet në kategorinë më të lartë të garave me motorë në 2021-shin me skuadrën italiane.

Lexo edhe :  Marc Marquez bën ligjin në Mugello, triumfon edhe në garën sprint

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Rama vjen “i relaksuar” nga NATO në Kuvend, paraqitja e tij duket si eveniment

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend. Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë,...

Lajme të tjera

Web TV