Këtë të mërkurë mazhoranca depozitoi në Kuvend draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore e cila u dakordësua mes palëve politike.
Ky draft do t’i kalojë për shqyrtim komisionit të ligjeve. Ndërkohë në këshillin e legjislacionit po diskutohet kërkesa e pakicës parlamentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet i bindur se është i vështirë ndryshimi i sistemit. Sipas tij, gjatë një interviste në oranews, as Rama dhe as Basha nuk mund të dalin deputetë me listat e hapura.
Fjala e plotë
“Përsa i përket asaj që kërkon mazhoranca, heqja e koalicioneve parazgjedhore është normale. Nuk është ndonjë kusht demokracie. Kurse listat e hapura janë kusht i demokracisë. Por këta e kanë shumë vështirë ta bëjnë sepse nuk dalin. As Basha e as Rama nuk dalin deputetë me listat e hapura. Sepse janë konfliktuar me bazën klasike të partive. Lista e hapur nuk është lista e partisë.
Lista e partisë vjen nga mbledhja e thjeshtë e numrit të votave që ka marrë secili kandidat. Historia na ka treguar se kështu janë rrëzuar kryetarët e partive në perëndim. Baza e partisë nuk i voton, në vend të votojë kryetarin voton tjetrin e si pasojë kryetari nuk merr dot vota si deputet dhe bie si kryetar. Këtë nuk e bëjnë këta sepse janë të dy artificë. Edhe Rama edhe Basha nuk janë rrjedhojë e karrierës brenda partisë. Janë artifica që janë vendosur për një qëllim të caktuar kryetarë”
Bo.Ba/fjala.al