Futbolli kundër racizmit! Edhe komentatorët me listë të ndaluar fjalësh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revolta që ka kapluar shumë shtete në SHBA pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga policia, ka kaluar kufijtë dhe po përçon mesazhin kundër racizmit edhe në sport. Në shumë disiplina po aplikohet gjunjëzimi simbolik dhe po mbahen fasha në duar për të kujtuar tifozët ndaj këtij fenomeni negative, por në Angli shkojnë më tej.

Transmetuesit e Premier League në Britaninë e Madhe kanë udhëzsuar të gjithë opinionistët dhe komentatorët për gjuhën publike, dhe u kanë shpërndarë ‘listën e ndaluar të fjalëve dhe frazave’ për shkak të lidhjeve të supozuara për skllavërinë. (fjala.al). Në një  E-Mail që përmbajnë listën e frazave të ndaluara Sky Sports i paralajmëroi reporterët të mos përdorin fjalë që mund të ofendojnë shikuesit, madje transmetuesi do të zhvillojë seanca me komentuesit për të diskutuar gjuhën e përdorur.

Mesazhet janë pjesë e një lëvizje të vazhdueshme nga platformat televizive për të siguruar që stafi është i vetëdijshëm për origjinën e gjuhës që ata përdorin gjatë transmetimit direkt.

Sot ‘nitty gritty’ përdoret për të nënkuptuar mungesën e substancës ose bazave dhe thelbin e çështjes, dhe origjina e frazës është e pasigurt – por shumë mendojnë se rrënjët e saj janë në tregtinë e skllevërve. (fjala.al). Përdorimi i tij është i ndaluar në disa institucione, siç është forca policore dhe tashmë edhe në futbollin anglez.

Sidoqoftë, posta elektronike nuk është pritur mirë nga disa anëtarë të stafit. Disa pretendojnë se ata tani përballen me ‘një fushë plotësisht të minuar’ ndërsa do jenë në transmetim direkt. Lëvizja Black Lives Matter ka inkurajuar transmetuesit e futbollit që të përhapë cilat janë frazat problematike, dhe ti ndalojë.(fjala.al).

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV