Skandali me diplomat i bërë publik nga “Fjala”/ Studentët e Ekonomikut protestë te Dekanati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e Ekonomikut kanë njoftuar një protestë ditën e sotme në orën 09:30 për pajisjen me diplomën e ciklit master.

Janë rreth 315 studentë që kanë mbetur peng të një mosmarrëveshje mes Rektoratit dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomikut.

Burime për Fjala.al bëjnë me dije se studentët do të kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA.

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dorëzuar më herët në rektoratin e Universitetit të Tiranës një peticion ku kërkojnë të pajisen më diplomat e studimeve master.

Rektorati i Universiteti të Tiranës ka reaguar në lidhje më këtë çështje dukë deklaruar se procesi i dorëzimit të emrave ka qenë i paligjshëm ndaj edhe i ka kthyer diplomat përsëri në fakultet pas 6 muajsh pritje.

Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë  transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa...

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV