Fatjona Dhimitri: Tempull i shkencës shndërrohet në tempull vjedhjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri deklaron se deklaron se Akademia e Shkencave është shndërruar në një institucion ku vetëm vidhet.

Në komisionin e Medias që Dhimitri deklaroi se Akademia e Shkencave fyen parlamentin shqiptar me strukturën, organikën dhe nivelin e pagave që prezanton.

Deputetja thekson akademia e Shkencave sjell në Kuvend skicime pozicionesh pune por nuk paska kurajë të paraqesë edhe njëherë strukturën e re! Për pasojë Dhimitri thotë se miliona lekë në vit të shpërdoruara prej buxhetit të shtetit.

Gjithashtu, Dhimitri Akademia e Shkencave kërkon të miratojë nivelin e pagave pa referuar asnjëherë mbi shpenzimet e kryera prej vetë saj, pa bëre transparente një bordero të pagave…

Kur institucioni që duhet të ishte tempull i shkencës shndërrohet në tempull vjedhjesh!

Sërish Akademia e Shkencave fyen parlamentin shqiptar me strukturën, organikën dhe nivelin e pagave që prezanton!

Kryetari i vetëshpallur i Akademisë, Skënder Gjinushi, i cili gënjeu haptazi qeverinë që e emëroi në shkelje të Kushtetutës dhe procedurave ligjore, se ligji i përgatitur prej tij dhe kopjuar nga ushtarët e bindur të Rilindjes nuk do të sillte kosto shtesë në buxhetin e shtetit!

Pas një viti nga hyrja në fuqi e ligjit, duket se kanë filluar mosmarrëveshjet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë përsa i përket nivelit të fryrë të pagave dhe kostove shtesë në buxhetin e shtetit!

Akademia e Shkencave sjell në Kuvend skicime pozicionesh pune por nuk paska kurajë të paraqesë edhe njëherë strukturën e re!

Në cilin ligj bazohet kjo Akademi për pagesën e dhjetëra anëtarëve të komisioneve për të marrë pjesë në mbledhje?! Miliona lekë në vit të shpërdoruara prej buxhetit të shtetit.

Në cilin ligj bazohet kjo Akademi kur paguan anëtarë të njësive të kërkim studimit, të marrë në punë pa konkurs?

Cili është sistemi që aktualisht Akademia aplikon për pagat?

A po vazhdojnë të jepen paga pa u sqaruar çështja ligjore?!

Akademia e Shkencave kërkon të miratojë nivelin e pagave pa referuar asnjëherë mbi shpenzimet e kryera prej vetë saj, pa bëre transparente një bordero të pagave…

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë...

Lajme të tjera

Web TV