Virusi/Manastirliu: Simptoma të rënda edhe te njerëzit e shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se mosha mesatare e të prekurve nga CIVID-19 në Shqipëri është 45 vjeç.

Duke thënë se rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme, Manastirliu u shpreh se  edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave”, tha Ministrja.

Fakti që ne nuk kaluam tragjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rreziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve. Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja.

Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe  kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar,” tha ministrja në emisionin “Opinion”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në Kongresin...

Vogëlushi në telashe, dëmtoi pikturën 50 milionë dollarëshe në muze

Një fëmijë ka dëmtuar një pikturë shumë të vlefshme të artistit amerikan Mark Rothko në Muzeun Boijmans Van Beuningen në Rotterdam. Piktura Grey, Orange on...

Rama ndan pamjet/ 450 shkollat e reja, shëmbëlltyrë e vizionit që kemi për arsimin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga shkollat e reja në vend. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë thotë se bëhet fjalë...

Si e shfrytëzoi Enver Hoxha shtypin, për të ‘prodhuar’ shoqërinë pa besimet fetare

Politika e PPSH-së kundër besimeve fetare: masat me karakter ligjor dhe fushata propagandistike në vitin 1967, Menjëherë pas çlirimit nga pushtuesi fashist, në Shqipëri u...

Diell dhe temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës...

Lajme të tjera

Web TV