Marvin Çuni: Nuk pendohem për sakrificat, jam i fiksuar pas ëndrrës sime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marvin Çuni i ka idetë e qarta për të ardhmen. Ai është 18 vjeç dhe aktualisht është pjesë e moshave te gjigandja gjermane, Bajerni i Mynihut, por synon që në te ardhmen të ngjisë me shpejtësi shkallët e karrierës.

Në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” të faqes zyrtare në internet të të Federatës Shqiptare të Futbollit, Çuni tregon për veten dhe për synimet që i ka vënë vetes.
18-vjeçari ka luajtur disa ndeshje me ekipet kombëtare të Shqipërisë, ndërsa ka spikatur me fanellën kuqezi. Ndër të tjera, mesfushori i talentuar rrëfen edhe sakrificat që ka bërë për futbollin, por edhe regjimin e tij ditor.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futbollin?
– Dëshira për të luajtur futboll ka nisur që në moshën 3-vjeçare. Shikoja vëllanë tim më të madh dhe babain teksa stërviteshin bashkë dhe më pas babai nisi të stërvitej dhe me mua. Ai është shumë i lidhur me këtë sport, pasi ka luajtur vetë futboll dikur. Unë gjithmonë e kisha një top me vete kudo që shkonim, familja ime është shumë sportive.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
– Ka qenë pikërisht babai im, ai ka qenë trajneri im i parë. Familja më ka mbështetur shumë në këtë rrugëtim.

– Si stërvitesh, si punon? Na trego një ditë tënden të zakonshmen me futbollin?
– Stërvitem dy herë në ditë. Në mëngjes bëjmë paleshër dhe ushtrime atletike, ndërsa pasdite bëjmë një seancë të plotë stërvitje me ekipin. Edhe ditët e pushimit unë i shfrytëzoj për t’u stërvitur. Aktualisht jemi pa aktivitete për shkak të pandemisë Covid-19, por unë po stërvitem shumë që të jem në formë për sezonin e ri.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
– Suksesi nuk është gjithmonë ai që të tjerët shohin. Do të duhet të sakrifikosh të gjithë kohën e lirë. Më mbetet shumë pak kohë për familjen dhe miqtë e mi. Nuk mund të qëndroj jashtë për shumë orë pasditeve, pasi të nesërmen në mëngjes duhet të paraqitem në stërvitje. Më parë, zakonisht ishin prindërit që më shoqëronin për në stërvitje me makinë pas punës, por ishte stresuese. Tani për fat të mirë mund t’i jap vetë makinës. Për t’u bërë një futbollist i mirë duhet të sakrifikosh shumë kohë, duhet të jesh gati në aspektin psikologjik dhe duhet të kesh durim. Sidoqoftë, asnjëherë nuk jam penduar për çdo sakrificë dhe jam i fiksuar pas realizimit të ëndrrës sime për t’u bërë futbollist profesionist.

Lexo edhe :  Shuma rekord, fitimet për ekipet dhe pilotët në F1

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?
– Synimi im është të kaloj në skuadrën e parë të Bajernit të Mynihut ose të luaj në ligën e parë. E njëjta gjë edhe për Kombëtaren, synoj të luaj në skuadrën e parë dhe jam gati të punoj shumë për t’ia arritur. E di që konkurrenca është shumë e fortë, por jam gati të matem me të gjithë në fushën e lojës.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?
– Të luash futboll është kënaqësi dhe argëtim, por duhet të ruash përqendrimin dhe të ndjekësh gjithmonë objektivat që i ke vënë vetes. Nuk duhet të dëgjosh ata, të cilët duan t’ju dëmtojnë. Asgjë nuk vjen nga hiçi. Duhet gjithmonë të punosh dhe të mbash parasysh objektivat e tu.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
– Kombëtarja shqiptare ka një skuadër shumë të fortë dhe futbollistë mjaft të mirë. Ka aq shumë lojtarë të cilët mund t’i përmendja dhe që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar. Gjithsesi, modeli i lojtarit të cilit i jam referuar gjithmonë është Kristiano Ronaldo.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Elon Musk jep dorëheqjen nga detyra në administratën Trump, tronditen tregjet financiare

Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka...

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se një nga këto parashikime ka...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Sulmohen koncesionarët e Tesla në Romë / Rritet siguria pas djegies së makinave elektrike

Ministria e Brendshme e Italisë ka shtuar sigurinë në konçesionaret e Tesla pasi 17 makina elektrike të prodhuara nga kompania e Elon Musk u...

Lajme të tjera

Web TV