Pandemia/Konfirmohen 3 raste të reja në Pogradec, 12 në një fasoneri në Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin përgjigjet për 15 tamponë të analizuar në Pogradec, ku 3 prej tyre kanë dalë pozitivë.

Kështu, në total numri i të prekurve momentalisht në Pogradec shkon 13. Mësohet se 3 rastet e reja kanë pasur kontakte në Tiranë.

Ndërkohë burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se 12 persona janë konfirmuar me Covid-19 edhe në zonën e Krujës. Mësohet se gjatë orëve të fundit në Krujë janë marrë dhjetëra tamponë për të kryer analizat dhe 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë për momentin dhe se asnjë prej tyre nuk ka simptoma të rënda.

Ndërkohë në rang vendi është përkeqësuar situata. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 69.

Po kështu janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Që nga nisja e pandemisë deri sot më janë konfirmuar 2662 të infektuar, nga të cilët 1559 janë shëruar, ndërsa 1103 janë të infektuar aktivë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje...

‘Le Figaro’: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga...

Tarifat e reja të Trump për më shumë se 90 vende të botës hyjnë sot në fuqi!

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë hyrë në fuqi. “ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË...

Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

7 Gusht 1998 - Afrika Lindore Mëngjesin e 7 gushtit 1998, qytetet e gjalla të Nairobisë, kryeqytetit të Kenias, dhe Dar es Salaam, kryeqytetit të...

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon me pasion të pashoq) Në një...

Lajme të tjera

Web TV