Tre rastet e infektuara në Pogradec, shtetas gjermanë që jetojnë në qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre rastet e konfirmuara me COVID-19 në Pogradec dyshohet se kanë pasur kontakte në kryeqytet.

Burime për Fjala bëjnë me dije se të infektuarit janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet pasi janë pjesë e një fondacioni. B

Po sipas të njëjtave burimeve mendohet se të tre këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të virusit.

Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.

Tre rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash të prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19.

20 orët e fundit kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV