Njihuni me dy myslimanët shqiptarë më me ndikim në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, janë renditur

Në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, janë zgjedhur dhe dy shqiptarë.

Në edicionin e vitit 2020 janë përzgjedhur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, derisa Jahjaga në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës.

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën.

Ndërkohë, Myftiu Tërnava përmendet si figura kryesore në përpjekjet e popullatës myslimane të Kosovës për të kapërcyer tmerret e luftës.

“Naim Tërnava është kryeimami i Kosovës. Ai është figura kryesore fetare në Kosovë, i cili u shfaq pas një lufte etno-fetare që rezultoi në humbje të madhe të jetëve dhe shkatërrimit. Ternava është një figurë kryesore në përpjekjet e popullatës myslimane të vendit për të kapërcyer tmerret e luftës. Ai pati rol të rëndësishëm në krijimin e Organizatës së Këshillit Ndërfetar për Marrëdhëniet Ndërfetare”, përshkruhet Tërnava nga kjo qendër. /Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV