Apeli i myftiut: Vetëflijimi alarm për institucionet fetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes të një mbrëmjeje më parë ku u gjetën në banesë të pajeta nënë e bijë ka reaguar dhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Sipas hetuesve është vetë-flijimi pasi besonin tek ringjallja dhe ishin pjesë i sektit fetar Dëshmitarët e Jehovait.

Myftiu thotë se këto ngjarje të tilla nuk kanë lidhje me asnjë besim fetar por është thjesht një indoktrinim.

Ai i bën apel të gjithë institucioneve fetare, që të bëjnë një transparencë me vërtetësi tek besimtarët për doktrinat e tyre.

Fjala e plotë

Kjo nuk është thjesht një ngjarje me kornizë psikike. Për fat të keq ky është një ndodhi e kobshme. Nuk ka në asnjë besim tradicional t’i dërgosh për së gjalli në këtë mënyrë makabre në parajsë. Fetë qiellore kanë ndërtimin e parajsës këtu në botë, e pastaj duke shpresuar tek zoti. Nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë nga fetë qiellore. Kjo në gjykimin tim është e disata herë që nga komunitete të ndryshme fetare, shoqëria shqiptare tronditet. Është e disata herë që vajza të tilla vetëflijohen për shkak të besimeve të tilla. Këto janë thjesht grupime okulte, sektariste të keqpërdorura qoftë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. 

Kjo është një alarm i fuqishëm për institucionet dhe komunitetet fetare dhe institucionet shtetërore të cilat duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me këto komunitete. Vajza të mirëshkolluara, të mirëpërgatitura për jetë, dergjet aty për të pritur ringjalljen brenda murit të një shtëpie në Kombinat. Besimet, religjionet tradicionale duhet të fuqizohen dhe të jenë më afër besimtarëve të tyre duke i sqaruar për vërtetësinë e doktrinave. Këtë këmbanë alarmi duhet ta marrin parasysh të gjitha ato institucione të cilat ofrojnë shërbime publike, institucione fetare. Të qartësohen përmes vullnetit të lirë. E kundërta e kësaj do të agravojë më shumë situatën. E njëjti indoktrinim çoi dhe larg Shqipërisë besimtarë mysliman. 

 

Lexo edhe :  Policia aksion në Zubin Potok, zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili...

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit...

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe...

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni...

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është zëri më i dhunshëm në...

Lajme të tjera

Web TV