Volejboll, Gazmend Husaj fiton të dytën e gjysmëfinales në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olimpiakosi i kapitenit i Kombëtares kuqezi ngadhënjen 3-0 në fushë të huaj, të shtunën, beteja e fundit. Të enjten është luajtur ndeshja e dytë e çiftit të parë të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të kampionatit helen të meshkujve.

Volejbollisti shqiptar, Gazmend Husaj, ka lënë pas atë humbjen në ndeshjen e parë me skuadrën e tij, Olimpiakosin, duke fituar në takimin e dytë përballë Feniksit të Sirosit. Kështu, skuadra që shkon në finale, do të përcaktohet nga dueli i 3-të, që luhet të shtunën.

Gazmend Husaj, dhe skuadra e tij kanë dëshmuar se ajo humbje në 5 sete në fushën e vet të martën ka qenë një aksident, duke u rikthyer të mbizotërojë në takimin e dytë në fushën e Feniksit të Sirosit të enjten dhe ta fitojë atë në 3 sete dhe duke bërë kështu që fati i gjysmëfinales së “play-off”-it për titull në kampionatin grek të volejbollit, të vendoset në takimin e 3-të, që do ta luajë në shtëpi. Një nga të paktat vende të kontinentit të vjetër që ka rinisur sezonin e mbetur pezull në volejboll është Greqia.

Dhe të martën është luajtur ndeshja e parë e çiftit të parë të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të kampionatit helen të meshkujve dhe volejbollisti shqiptar, Gazmend Husaj, është mundur me skuadrën e tij, Olimpiakosin, përballë Feniksit të Sirosit. Skuadra mike e ka fituar kështu duelin e parë në 5 sete, por në takimin e dytë, të luajtur të enjten në fushën e vet, ka qenë skuadra e kapitenit të Kombëtares kuqezi që ka reaguar, duke fituar, madje në 3 sete.

Duket se, pasi ka nxjerrë mësime nga humbje në ndeshjen e parë, Olimpiakosi nuk i ka lënë asgjë në dorë rastësisë, duke e mbizotëruar plotësisht ndeshjen. Seti i parë ka qenë në fakt i luftuar, me lojën në barazpeshë në shumicën e saj, 8-6, 14-16 dhe 21-19, por skuadra mike bën diferencën në fazën finale. Olimpiakosi e fiton këtë set 25-22, ndërsa edhe më komanduese është paraqitja e skuadrës së Husajt në setin e dytë, të cilin e dominon fund e krye, 8-4, 16-8, 21-16 dhe e fiton atë 25-20.

Lexo edhe :  Barcelona përgatit revolucionin, po vijnë 3 emra big në merkato

Edhe seti i 3-të ka pak a shumë të njëjtën tablo, 6-8, 1614, 21-16 dhe skuadra mike e merr atë 25-19 dhe gjithë ndeshjen 3-0. Në bazë të formulës së gjysmëfinaleve, skuadra që fiton dy nga 3 takimet kualifikohet për në finale dhe gjithçka tanimë do të vendoset në duelin e 3-të dhe final, që do të luhet të shtunën, ku Husaj dhe Olimpiakosi do të synojnë fitoren dhe bashkë me të edhe vendin në finalen e madhe për titullin “kampion”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Lajme të tjera

Web TV