Karriera e njohur e Ansu Fati-t, lojtarit të Barcelonës i ka fillimet që në shkollën e futbollit ‘Herrera’, në provincën e Seville. Ansu e ka trashëguar pasionin për futbollin nga babai i tij, Bori Fati, i cili mbahet mend në radhët e Sporting de Bafatá si një lojtar i madh, me aftësi drejtuese dhe i aftë të përmbushë pritjet e trajnerit të tij të atëhershëm, Usumane Son Bli.
Në vitin 1998, Bori emigroi në Portugali, pastaj u transferua në Seville, dhe më vonë, me ndihmën e kryetarit të atëhershëm të Marinaleda-s, Juan Manuel Sánchez Gordillo, arriti të riorganizojë familjen e tij në fund të vitit 2009.
Ansu ishte atëherë gjashtë vjeç dhe që atëherë praktikohej me topin. Ka.Li/fjala.al/Burimi:LaVanguardia