Pandemia/Greqia mbyll kufirin me Serbinë, ja afati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e nesërme Greqia ka vendosur të mbyllë kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në territorin grek.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësia e qeverisë greke, e cila deklaroi se ky vendim u mor pas numrit të lartë të të prekurve me COVID-19.

Ky pezullim do të jetë i përkohshëm dhe do të zgjasë deri në 15 korrik, datë e cila përkon me vendimin e shtetit helen për hapjen ose jo të kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas zonjës Peloni, Greqia ruan të drejtën të përshtasë politikat e saj sipas përshkallëzimit të situatës.

Sipas saj, Greqia mbetet vend mikpritës dhe tepër i sigurt për turistët që dëshirojnë të kalojnë pushimet në vend.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar  se nga nesër në orën gjashtë të mëngjesit Greqia do të mbyllë kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që...

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar,...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

Lajme të tjera

Web TV