“Lokalet e tejmbushur, pa maska”/Reagon mjeku i Urgjencës: A e dini sa e shtrenjtë është jeta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reagimet dhe rekomandimet e mjekëve lidhur me masat dhe kujdesin që qytetarët duhet të kenë lidhur me COVID-19 nuk kanë munguar asnjëherë.

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Eqerem Hasani ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook duke ju bërë thirrje qytetarëve se duhet të respektojnë masat e sigurisë, të mbajnë masa dhe te ruajnë distancimin social pasi situata është me të vertet shqetësuese. Ai thotë se çdo ditë në spitalin Infektiv vijnë pacientë të prekur nga COVID-19, disa prej tyre humbasin edhe jetën. Pacientët janë të trembur duke parë edhe simptomat që kanë prej virusit.

 Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, te grupuar në tavolina shumë pranë njera tjetrës, grupe njerzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndergjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!.”, shprehet ndër të tjera ai.

 

Statusi i Mjekut

TË GJITHË SË BASHKU TË SHKËPUSIM ZINXHIRIN, TË PËRMBYSIM SHIFRAT…

Prej disa ditësh po përballemi me bilance negative të shtrimeve, viktima, numër të larte të infektuar si dhe situata të agravuara.
Pacientë të ndryshëm që i drejtohen Urgjencës Polivalente të QSUT me sëmundje kronike të rënduara, nuk jane te friksuar nga semundja që mbartin prej vitesh, por janë te trembur nëse ato kërcënohen nga ky virus që ka përfshirë gjithë globin.
Shqetësimin e tyre e shprehin: ” Doktor…kam frikë nga virusi se unë vuaj me diabet/ hipertension/ sëmundje koronare. Kam frikë se unë përpiqem, mbrohem, por nuk mbrohen të tjerët.”
Këtu fillon dilema për të gjithë ne.

Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, te grupuar në tavolina shumë pranë njera tjetrës, grupe njerzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndergjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!.
Pa dashje po gabojmë, pa e kuptuar! Por na besoni: Jemi në kohë të bëjmë ndryshimin e madh për një perqasje tjeter ndaj këtij virusi i cili mund të ndodhet kudo dhe nuk kursen asnjë moshë. Ju nuk e shihni, ai është shume tinzar.Zinxhiri i tij po vijon te zgjatet vetem nga pakujdesia masive.
Prandaj, si mjek, kam vetëm një lutje:
Ju lutem, ju lutem…të luftojmë të gjithë sëbashku për shkëputjen e hallkave të zinxhirit te ketij virusi që po merr jetë çdo ditë.Jemi popull i vogel e duhet të mbrojmë fort jetën, të mbrojmë veten dhe të tjerët. Eshte nje sakrifice qe duhet ta bejme të gjithë ne emer te jetes, ne emër të së ardhmes.
MBANI MASKEN!
RESPEKTONI DISTANCIMIN SOCIAL.
NDIQNI KËSHILLAT E SPECIALISTËVE.
Na besoni, ne bëjmë detyren tonë e ju duhet të na ndihmoni në këtë luftë të veshtire!
Vetëm të gjithe së bashku mund ta fitojmë atë me sa më pak humbje jetë njerzish. Na besoni…!

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74 raste me COVID-19. Gjithashtu dy pacientë të tjerë humbën betejën me visurin duke i çuar numrin në 76. Aktualisht në vendin tonë ka 1160 raste aktive. Sakaq në spitalin Infektiv po marrin shërbim 89 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar, ku një është intubuar. /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

 

Të fundit

Dritan Rexhepi në gjykatë/Bosi i drogës para togave të zeza,i komunikohet masa dhe akuzat

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, do të njihet me masën e sigurisë...

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme...

Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të...

Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i...

Khloé Kardashian dhe Scott Disick sqarojnë raportin e tyre

Khloé Kardashian dhe ish-burri i motrës së saj, Scott Disick kanë një raport të veçantë. Ata u njohën në vitin 2006 kur Scott ishte...

Lajme të tjera

Web TV