Zbardhet dëshmia tronditëse e Blerta Josifit: Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes së rëndë disa ditë më parë në Kombinat ku janë gjetur të vetëflijuara në banesë nënë e bijë,Zhaneta dhe Anisa Josifi, e mbijetuara e familjes Blerta edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore ka arritur të zbardh disa detaje lidhur me ngjarjen.

Blerta beson ende tek ringjallja dhe është shprehur se për 40-45 ditë me radhë ajo dhe nëna kanë jetuar vetëm duke pirë ujë çezme.

Blerta Josifi 34 vjeçarja e cila i mbijetoi aktit të vetëflijimit është shprehur se besonin tek ringjallja dhe se të gjitha ato që lexonin në Biblël ja bënin motrës me shpresën së do të ringjallej.

Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

“Qe kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vone kemi qene edhe ne kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim ne asnje kult fetar por besonim ne ringjallje dhe i kryenim ritet ne banese. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa ne fillim te vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj deri ne mars te 2019 ku ra ne gjumë te thelle sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se keshtu na meson bibla jone”, tha ajo.

Ndërkohë edhe pse në gjendje të rëndë shëdetësorë ndaj Blertës është ngjitur akuza per “moskallëzim krimi” dhe “vetëflijim”. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA thotë se njerëzit mund ta...

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Kefalonia është tani nën kontroll, sipas presidentit të Komunitetit të Faraklatës, Evangelos Marinakis, i...

Një nga lojtarët kyç të “Tripletës”, PSG merr vendimin befasues për Donnarumman

PSG ka nxjerrë në “rrugë” portierin Gianluigi Donnarumma dhe vendimi i fundit lë pak vend për diskutime. Portieri italian, një nga protagonistët kryesorë të...

Lajme të tjera

Web TV