Kushëriri i Putin do të udhëheqë partinë e re “Njerëzit kundër korrupsionit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i afërm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, do të kryesojë një parti të re politike, platforma e së cilës do të përqendrohet në luftimin e korrupsionit.

Roman Putin u zgjodh kryetar i partisë politike “Njerëzit kundër korrupsionit”.

Ai ka qenë oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë, të cilin Putin e ka drejtuar në vitet 1990.

Roman Putin tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet rajonale këtë vit dhe në zgjedhjet parlamentare kombëtare vitin e ardhshëm raporton rel.

Opozita në Rusi e ka akuzuar Putinin për lejimin e korrupsionit të gjerë, gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, herë si president, herë si kryeministër.

Disa miq të Putinit nga vitet 1990 janë bërë miliarderë që nga ardhja e tij në pushtet më 1999.

Këta miq, që përfshijnë vëllezërit Rothenberg, e kanë fituar pasurinë pjesërisht me kontrata shtetërore.

Roman Putin, 42 vjeç, ka zhvilluar një biznes në fillim të viteve 2010, përpara se të bëhej këshilltar për ekonominë dhe investimet për guvernatorët e rajoneve Novosibirsk dhe Jamalo-Nenets.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV