Shfaqja e Ursula-s në videon zgjedhore në Kroaci, KE pranon “gabimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian tha të hënën se ka qenë gabim që presidentja Ursula von der Leyen është paraqitur në një video zgjedhore për partinë udhëheqëse të Kroacisë, në prag të zgjedhjeve të së dielës atje.

Von der Leyen, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, u shfaq në klip së bashku me figura të tjera të Partisë Popullore Evropiane raporton rel.

Ajo, së bashku me ish-kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, kancelarin austriak, Sebastian Kurz, e të tjerë thanë fjalët: “Kroacia e sigurt”.

Von der Leyen tërhoqi vëmëndjen, sepse gjatë paraqitjes së saj të shkurtër, ajo foli përpara një flamuri të BE-së në një korridor të selisë së Komisionit, siç bën në videot zyrtare të BE-së.

“Me shfaqjen e njëanshmërisë, ajo rrezikon besimin dhe dëmton zyrën [e KE-së]”, tha deputeti i Parlamentit Evropian, Jens Geier.

Si të gjithë komisionarët evropianë, von der Leyen detyrohet nga Kodi i Sjelljes që të mos sillet në atë mënyrë që e minon perceptimin publik të pavarësisë së KE-së.

Von der Leyen pranoi se çdo mesazh i natyrës politike duhet t’i “respektojë absolutisht” rregullat e Kodit, u tha gazetarëve zëdhënësi i saj, Eric Mamer.

Ai tha se videoja është xhiruar të premten me kërkesë të Zyrës së Kryeministrit kroat, “së bashku me video-mesazhe të tjera që presidentja ka qenë në proces regjistrimi”.

“Gabimet janë bërë”, tha Mamer, megjithëse këto ishin “teknike” dhe nga “stafi”.

Zgjedhjet në Kroaci u mbajtën të dielën dhe rezultatet e para treguan se partia e kryeministrit Andrej Plenkoviq, HDZ, është në epërsi të madhe.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shkrirje AKU-së? Ministrja Denaj: Të gjithë inspektorët do kalojnë në “filtër”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” komentoi aksionet qe kryhen në...

Hijet e skandalit të dopingut në kualifikueset e Botërorit, kombëtarja rrezikon shumë

Ekipi kombëtar i futbollit të Bolivisë është përfshirë në një skandal dopingu që mund t’i kushtojë deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën...

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

Nga Elton Metaj Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin...

Përpjekje për të ndaluar luftën/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë...

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët. Në një intervistë për rrjetin...

Lajme të tjera

Web TV