Ja si mund të ndihmoni një person që po kalon një krizë epilepsie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza epileptike në vetvete nuk përbën rreziqe serioze për pacientin, përveç ndonjë rrëzimit të papritur.

Por, nuk janë të pakta rastet kur të afërmit që janë pranë përfshihen në panik dhe s’dinë si të veprojnë.

Si fillim duhet të ruani qetësinë që të merreni me atë person që ka nevojë për ju:

Nëse personi është përtokë, vendosini diçka të butë (jastëk, peshqir) nën kokë në mënyrë që të zbuten goditjet për shkak të konvulsioneve.

Pasi të përfundojnë konvulsionet (1 ose 2 minuta), lirojini veshjet (kopsat, tokëzën e rripit, zinxhirin) të cilat mund t’i shtypin kafazin e brinjëve dhe rrugët e frymëmarrjes. Vendoseni kokën e tij anash në mënyrë që ta lejoni të marrë frymë më mirë.

Kureshtarët, që me të drejtë janë të shqetësuar, janë gjithmonë pranë personit që është në vështirësi. Por është e nevojshme t’i largoni ata, sepse gjatë rikuperimit të vetëdijes së personit që ka pësuar një krizë epileptike, krijohet një gjendje konfuzioni që mund të zgjasë për minuta të tëra.

Çfarë nuk duhet bërë absolutisht në rast se dikush po kalon një krizë epileptike:

Mos u përpiqni të hapni gojën e pacientit duke i futur gishtat në tentativë për të shmangur kafshimin e gjuhës gjatë konvulsioneve.

Lëreni personin të lirë, pa provuar të parandaloni lëvizjet e pavullnetshme të këmbëve dhe krahëve.

Kriza epileptike normalisht kalon brenda 5 minutave.

Gjatë krizës, mos i jepni pacientit asgjë për të pirë apo ngrënë ose mos provoni t’i jepni ndonjë ilaç. /Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV