Vrasja e gjeneral Kasem Sulejmani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç përplasjes direkte me Iranin, duket se do të sjellë një zinxhir pasojash në Lindjen e Mesme.
Koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja që luftonte grupin e Shtetit Islamik ka pezulluar operacionet në Irak. Kjo i ka krijuar hapësirë Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme.
Irani dhe forcat militare që financohen nga Teherani në Irak janë betuar për hakmarrje. Kjo i ka vendosur forcat amerikane në tabelën e qitjes.
Kjo duket se do t’i japë mundësi ISIS-it të ripërtërihet dhe të rimarrë komandën në zonat e humbura.
Forcat amerikane dhe aleatët e tyre evropianë kanë trajnuar deri më tani forcat irakiane se si të luftojnë kundër ISIS-it, por pezullimi i operacioneve në Irak dhe vrasja e Sulejmanit, i jep oksigjen veprimi Shtetit Islamik.
Një operacion i madh ushtarak në vitin 2016 – 2017 u pa i domosdoshëm për t’i dhënë fund kontrollit të Shtetit Islamik.
Shumë prej luftëtarëve xhihadistë përfunduan të vdekur ose në burg. Por kjo nuk e zhduku ISIS-in, shkruan BBC.
Shteti Islamik është akoma aktiv në tokat e tij në Irak dhe Siri, duke ngritur prita, duke zhvatur pasuri dhe duke marrë jetë njerëzish.
Historia ka treguar se ekstremistët xhihadistë lulëzojnë dhe përfitojnë më së shumti nga paqëndrueshmëria dhe kaosi. Dhe e tillë është sot situata në Lindjen e Mesme/Fjala.al/