Shkodër, gjendet një person i pajetë në trotuar

Një person është gjetur i pajetë në trotuar, nga kalimtarë të rastit në qytetin e Shkodrës.

Viktima është një burrë rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e infarktit kardiak.

Trupi i pajetë u dërgua në morg, ndërkohë që pritet që ti nënshtrohet ekspertizës, për të përcaktuar shkakun e vdekjes./Bl.Ba/Fjala.al