Kosovë/Dorëhiqen 7 anëtarë të grupit për Vetting-un në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plotë shtatë anëtarë të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin e vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë kanë dhënë dorëheqjen.

Lajmin e bën të ditur me anë të një letre që i kanë dërguar ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Për vetting-un në drejtësi, apo procesin e verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, u kërkua ndihma e një grupi të ekspertëve të pavarur, të cilët do të ofronin skenarin e reformës në vetting.

Ky grup u themelua nga qeveria e kaluar, nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

Grupi i ekspertëve tha se deri te dorëheqja ka ardhur pasi janë njoftuar përmes emailit nga Ministria e Drejtësisë, që do të themelohet një grup i ri punues lidhur me hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e drejtësisë, me qëllim të adresimit të llogaridhënies, duke mos përjashtuar edhe procesin e vetting-ut.

Përmes kësaj shkrese ju informojmë se si grup, në mënyrë kolektive, tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marrë për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Kosovë, është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë

Grupi i ekspertëve të pavarur, që është tërhequr nga hartimi i modaliteteve për vetting-un, tha se qëllimi i këtij grupi, kur është themeluar, nuk ka qenë që të jetë “servil i partive politike”, por “qëllim i pastër për të ofruar ekspertizën dhe njohuritë tona lidhur më këtë fushë kaq të rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovë”.

Sipas këtyre ekspertëve, qasja e re e institucioneve kompetente ndaj procesit të vetting-ut ka bërë që roli i këtij grupi të jetë i parëndësishëm.

Lexo edhe :  Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Në muajin qershor, Radio Evropa e Lirë raportoi se ideja që grupit të ekspertëve për procesin e vetting-ut në drejtësi t’i bashkohen edhe akterë të tjerë të sistemit të drejtësisë në Kosovë si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja, shihet nga shoqëria civile si zvarritje e këtij procesi.

Anëtarët që dhanë dorëheqje nga grupi për vetting-un janë: Airana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi dhe Kujtim Kërveshi.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN,...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë dëshmpërblim, ndërsa prokurori kërkoi pafajësi./e.t

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për armëpushim dhe për të ardhmen...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV