Çfarë i shtyu nënë e bijë të vetëflijoheshin? Mjekja psikiatre: Çmenduri familjare, kjo simptomë kërkon nivel inteligjence

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja psikiatre, Mjekja Rreli tha se në familjen Josifi diçka ka funksionuar keq, ndërsa shtoi se tragjedia lidhet me problemet e psikozës, që në gjuhën e psikanalistëve njihet edhe si ‘çmenduri familjare’.

Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘çmenduri familjare’ si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit.

Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjence.

Në përgjithësi problemet me psikozën, ose çrregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na çudit fakti që vajzat ishin të shkolluara. Gjithçka tregon se ishte një psikozë brenda familjes.

Kjo familje kishte një traumë, ku babai i tyre i gjymtuar ishte vetëvrarë. Ky është një model shabllon që është ndjekur nga familjarët, por në një mënyrë tjetër. Fakti që ata nuk kishin asnjë raport me realitetin, e ka ushqyer këtë psikozë,” tha Rreli në emisionin “Real Story”.

Kujtojmë se tragjedia në Kombinat që tronditur mbarë opinionin publik, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, pasi ishin vetëflijuar duke besuar te ringjalla.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV